Pas përmbytjeve të 100 banesave, normalizohet Gjanica në Fier

Në Fier lumi Gjanica është normalizuar dhe është kthyer në shtratin e saj. Megjthatë Shtabi i Emergjencave është në gatishmëri, pasi ka disa argjinatura të prishura në lumin Seman. Ndërsa një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar të lëvixin nga shtëpitë.Fier -Lumi Gjanica ka përmbytur dhjetëra shtëpi dhe biznese përgjate rrjedhës së saj. Reshjet e orës së fundit kanë fryrë lumin që kanë marrë çdo gjë.Sipas llogaritjeve të para rreth 100 shtëpi në zonat informale ndodhen nënë ujë. Në lagjen 1 Maji, Sheqi i Madh dhe Sheqi i Vogël uji arrin deri në 1 metër lartësi.“Përmbytja ka arritur në kuotat maksimale, po jo përtej atyre niveleve që kanë ndodhur herët e tjera. Për momentin aktual jemi duke punuar me gomone për familje që kanë nevojë të dalin. Përmbytje e Gjanicës në këtë nivel më shumë kap katet e para. Situata duket nën kontroll.Shtabi i emergjencave dhe Bashkia po punojnë për evakuuimin e banorëve, por jo të gjithë kanë pranuar.Edhe lumi Seman ka dalë nga shtrati duke rrezikuar tokat bujqësore, ndërsa 2000 mijë bagëti të imta janë larguar vetë nga banorët. Shtabi i emergjencave ka zbritur në terren dhe banorët e rrethuar nga uji po ndihmohen me gomone.Në një intervistë për Ora News Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftiar Zeqo  tha se vazhdimisht po kontaktohet me familjet e izoluara nga uji për ti ardhur në ndihmë  me ushqime e çdo gjë.[caption id="attachment_457998" align="alignright" width="640"]fier gjanice Ne foto: Situata e permbytjeve sot ne Fier, 1 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_457997" align="alignright" width="640"]fier gjanice2 Ne foto: Situata e permbytjeve sot ne Fier, 1 shkurt 2015[/caption]Baftia Zeqo: "Sëbashku me deputeten, forcat e FNSH dhe me Shtabin e Emergjencës së bashkisë së qytetit ndodhemi në zonat e përmbytura. Kjo situatë ka filluar në orët e para të mëngjesit dhe vazhdon. Katet e para të shtëpive janë të mbytura por nuk ka persona që kanë rrezikur jetën nga kjo situatë, pasi ne kemi qenë të gatshëm që me mjete si gomone e fadroma në ndihmë të tyre. Po përpiqemi të menaxhojmë situatën për familje në nevojë, për atyre që u mungojnë ushqimet apo për të sëmuret. Dëmet do të llogariten pasi të shmanget përmbytja.  Kontaktojmë vazhdimisht me familjet e ngujuara në katet e dyta. Janë 100 banesa të tilla. Niveli i ujit është ulur me 20 cm dhe shpresojmë që kjo ulje të vazhdojë".Ora 11: 08 "Situata në Fier paraqitet e rrezikshme, duke qenë se dy burimet e lumenjve Vjosë dhe Seman kanë prurje mjaft të mëdha dhe kjo ka bërë që lumi Gjanica, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, të dalë nga shtrati duke përmbytur jo vetëm banesat që ndodhen përgjatë lumit Gjanica, por gjithashtu edhe bizneset të cilat operojnë. Banorët thonë se një situatë e tillë nuk është parë që nga viti famëkeq 1982. Përmbytje dhe në qarkun e Beratit nga dalja nga shtrati e lumit të Osumit" informon gazetarja e Ora News Emanuela Nexhipi. Ora 10: 59  Dhjetra banesa nen uje [caption id="attachment_457876" align="alignright" width="640"]fier gjanica2 Në foto: Permbytjet sot ne Fier, 1 shkurt 2015[/caption]Si pasojë e prurjeve të mëdha të Gjanicës në dy lagje të qytetit Fier , në lagjen 1 Maj dhe Sheq,në rreth 150 banesa e biznese është futur uji brenda.Në komunën Cakran ka përmbytje të tokave.Ne fshatin Çerven të komunës Frakull janë përmbytur 6 banesa, ku banorët janë evakuuar nga Policia , si dhe janë dhe rreth 50 banesa të tjera të rrethuara nga uji.Policia dhe grupi i emergjencave po bëjnë evakuimin e banorëve dhë të gjësë së gjallë.[caption id="attachment_457877" align="alignright" width="640"]fier gjanica3 Në foto: Permbytjet sot ne Fier, 1 shkurt 2015[/caption]Ne fshatin Feras të komunës Levan në rreth 50 banesa po hyn uji brenda . Forcat e Policisë po evakuojnë banorët dhe gjënë e gjallë.Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur dhe funksionon Shtabi i emergjenës.Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier, Vlorë e Berat.Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në drejtim të qyteteve të jugut , të anullojnë lëvizjet , pasi prurjet e mëdha të lumenjve dhe përrenjëve , rrezikojnë bllokimin e akseve rrugore nacionale.Njëkohësisht kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.[caption id="attachment_457874" align="alignright" width="640"]fier gjanica1 Në foto: Permbytjet sot në Fier, 1 shkurt 2015[/caption]Ora 10: 50 raportimi i gazetares së Ora News Emanuela Nexhipi: "  Situata në Fier paraqitet e rrezikshme, duke qenë se dy burimet e lumenjve Vjosë dhe Seman kanë prurje mjaft të mëdha dhe kjo ka bërë që lumi Gjanica, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, të dalë nga shtrati duke përmbytur jo vetëm banesat që ndodhen përgjatë lumit Gjanica, por gjithashtu edhe bizneset të cilat operojnë. Banorët thonë se një situatë e tillë nuk është parë që nga viti famëkeq 1982.Mjaft familje kanë mbetur të izoluara. Pritet që ky lum të ketë prurje më të mëdha në orët në vazhdim.Shtabi i Emergjencave Civile ka lajmëruar se Vjosa në Memaliaj ka kaluar çdo nivel të saj dhe ka prurje mjaft të mëdha. Vetëm për pak orë këto prurje do të vijnë në lumin Gjanica dhe nuk mund të parashikohet ajo që mund të ndodhë. Ka filluar evakuimi i banorëve në disa zona të caktuara.Me evakuimin në Fier po merret Bashkia duke qenë se Shtabi i Emergjencave Civile po bashkëpunon me komuna e bashki për të bërë të mundur edhe evakuimin e banorëve në zonat më problematike.Në fshatin Arapaj janë përmbytur të gjitha tokat bujqësore ndërkohë ajo që paraqitet me më tepër rrezik dhe ka mbetur pikë kritike në qarkun e Fierit, është lumi Seman.Kjo mund të shkaktojë përmbytje në të gjithë qarkun e Fierit. Banorët e qarkut të Fierit janë lajmëruar edhe dy ditë më parë përpara se të fillonin ditët me reshje shiu ".Përmbytje edhe në qarkun e Beratit.  Gazetarët tanë informojnë se në Urën Vajgurore janë përmbytur disa toka bujqësore si dhe zjarrfikësit e ushtria po punojnë për evakuimin e banorëve.Ndërkohë në Librazhd ka rrëshqitje dherash në Murrash, ndërsa në Elbasan është bllokuar kalimi tek Ura e Shushicës në Banjë pasi uji ka kaluar mbi urë.Po kështu ka rrëshqitjes dherash në Shelcan, dhe aksi Shelcan- Gjinar është i pakalueshëm. Në Korçë rruga që të lidh me Dardhën kalohet vetëm me zinxhirë./Oranews.tv/ /Oranews.tv/