Shpërthen Vjosa, 600 banesa të përmbytura në Novoselë, evakuohen 14 familje

Vlorë-Situatë kritike në rrethin e Vlorës për shkak të përmbytjeve. Rreth 600 banesa janë nën pushtetin e ujit ndërsa rreth 2000 të tjera rrezikojnë. Situata është alarmante në Bifor, Fitore, Novoselë  dhe pritet të përkeqësohet gjatë natës, dhe për ketë shtabat e emergjencave janë në gatishmëri të plotë. Ndërsa janë ndërmarë në zonë edhe masa dhe FA kanë  evakuuar banorët.Ora 22:25 Situata në Novoselë është rënduar. Rreth 600 familje janë në ujë ndërsa 11 mijë hektarë tokë është përmbytur. Të vetmet që mund të qarkullojnë në zonë janë FA të cilat kanë evakuuar 14 familje.Ora 22:00 Gazetarja e Ora News në Vlorë  Jerola Ziaj na informon se situata vazhdon të jetë e rëndë në Novoselë. Ndërsa kryetari i komunës ka deklaruar se edhe në 4 orët e ardhshme pritet që prurjet të jenë me intesitet të lartë.Ora 19:30 Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri për situatën e krijuar. Drejt Vlorës janë nisur trupa, motobarka, gomone dhe mjete transporti. Deri tani janë evakuuar dhjetëra familje, ndërsa operacioni është në vazhdim.Ndërkohë janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH.[caption id="attachment_458396" align="alignnone" width="640"]selenice Selenica e izoluar nga Vjosa. Kalimi per ne Selenice behet nepermjet rruges dytesore Penkove - Treblove - Selenice.[/caption]Ora 18:50 Novosela është nën pushtetin e ujit. Vërshimet janë drejt Alibanit, ndërsa autostrada Levan-Vlorë në nënkalimin e Novoslelës është përmbytur.Ora 18:20 600 familje në Novoslë, Fitore dhe Bishan janë përmbytur600 familje në 3 fshatra Novoslë, Fitore dhe Bishan tashmë janë nën ujë. Situata sa vjen dhe rëndohet akoma më shumë, pasi rrezikohen edhe 200 të tjera. Më problematike  gjendja është në fsatin Bishani ku ka filluar evakuuimi i banorëve, ndërsa mijëra hektarë tokë tashmë janë të mbuluara nga uji.permbytje vlore 1Ora 17: 35 Ne aksin rrugor  Levan - Tepelene ne vendin e quajtur Ferma e Romsit rruga është e pa kalushme.   Qarkullimi i automjeteve është devijuar nga rruga e vjetër Tepelenë- Ballsh.Policia rrugore ka marrë masa për devijimin e qarkullimit , dhe njëkohësisht iu bën thirrje edhe njëherë të gjithë drejtueseve të mjeteve që të bejnë kujdës gjate qarkullimit ne akset rrugore ne jug te vendit dhe te respektojne me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.Ndërkohë edhe aksi rrugor Levan -Vlore , rruga e vjeter eshte e pa kalushme.permbytje vloreOra 16: 50 Situata në Novoselë vijon të përkeqësohet për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë bërë që lumi Vjosë të dalë nga shtrati dhe të vërshojë në drejtim të banesave, duke përmbytur edhe 5 shtëpi te tjera.Kreu i Bashkisë Selenicë, Ferdinant Aligjoni: Situata është emergjenteSituata e vështirë paraqitet edhe në Selenicë të Vlorës, kryetari i Bashkisë Ferdinand Aligjoni ka deklaruar se situata është emergjente.“Situata është emergjente, rruga e vetme qe lidhe kete qytet është e bllokuar dhe është e pakalueshme. Gjithashtu edhe pompat që furnizojne qytetin janë totalisht të mbuluara nga uji. Por ne si bashki kemi marrë masa për të siguruara ujin e pishem, mbremjen e djeshme është mbushur rezervuari kryesore qe sipas llogaritjeve mban me uji tre dite qytetin.”Ne foto poshte: Vjosa ne nje nivel me Uren e MifolitOra 16:00 Situata e përmbytjeve sipas qarqeve sipas policisë së Shtetit.Në Qarkun Gjirokastër:Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme .Niveli i lumit Drino po bie. Në aksin rrugor Gjirokastër- Lunxhëri  lejohet qarkullimi i fuoristradave dhe furgonave , ndërsa makinat e vogla për momentin nuk kalojnë dot.Ndërsa  aksi rrugor Libohovë - Sofratikë është plotësisht i kalueshëm.Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj , në lokalin  e quajtur 1 Maji , roja i lokalit që ishte i bllokuar  nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë është evakuuar me helikopter.Në Përmet, aksi rrugor Përmet - Çarshovë , si dhe Aksi Rrugor Tepelenë - Përmet janë të kalueshëm tashmë pasi niveli i ujit të lumit Vjosë  ka rënë.Në qarkun Berat:Të gjitha rrugët nacionale tashmë janë të kalueshme pasi niveli i ujit ka rënë. .Në qarkun Vlorë :Aksi Selenicë - Vlorë në  vendin e quajtur bishti i malit është ende  i bllokuar nga prurjet e lumit Vjosë.Ndërs akset e tjera rrugore në këtë qark janë të kalueshme.Në Qarkun Fier:Ne aksin Levan - Tepelenë në vendin e quajtur Ferma e Romsit ka filluar të futet uji  në autostradë por pa krijuar bllokim të aksit.  Policia rrugore ka marrë masa duke ndihmuar qarkullimimin me një sens të lëvizjes në atë segment ku është prezet uji në rrugë.Një banor që kishte mbetur i bllokuar në një pikë inertesh në  Çerven të rrethit Fier. është evakuuar nga Policia me gomone.Në Qarkun  Elbasan:Aksi rrugor Cërrik - Gramsh  është i bllokuar në fshatin Banjë, pasi lumi ka dalë mbi urë.  Qarkullimi vijon nga rruga e llixhave.Aksi rrugor Tiranë - Elbasan , në fshatin Ibë vijon të jetë i bllokuar.Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon të  funksionojë  Shtabi i emergjenës.Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara  nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme  Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e  Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier, Vlorë e Berat.Që prej mëngjezit , Forcat e policisë po vijojnë evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe në Fitore  të rrethit Vlorë,  në disa fshatra të rrethit  Fier  konkretisht në Feras, Çerven, Frakull , Kashisht, Selisht, Tojk, Varibop, si  e në Urën Vajgurore në Berat.Policia e Shtetit kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit  në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve  dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.(Fotot lart: Situata e përmbytjeve në orë 16:00, ne Novosele, 1 shkurt 2015) Gjendje emergjente në Novoselë. Ora 14.30 te Ura e MifolitKjo është Ura e Mifolit në komunën Novoselë ora 14: 30. Situata është emergjente pasi prurjet sa vijnë e shtohen. Nga pamjet duket që vetëm për pak centimetra uji mund të kalojë mbi urë.Ndërkohë gazetarja jonë në Novoselë informon se tashmë uji ka hyrë në banesa deri në 1 metër.Ministri i Bujqësisë deklaroi se situata është e rënduar: "Ajo çka është shqetësuese janë javët në vijim që do rëndojnë situatën. Duhet të mobilizohet ushtria, Ministria e Shëndetësisë, etj. Të gjithë fshatrat përreth Vjosës janë të rrezikuara, por po ngrihet një Shtab Kombëtar i Emergjencave. Do të ndërhyet për evakuimin e banorëve më tej".Ora 14:30 Shemsi Prençi: Eshte vështirë të binden banoret për t'u larguar"Nga eksperienca e Shkodrës është shumë vështirë për t’i bindur komunitetin për tu larguar bashkë me bagëtitë. Këtu më shumë se çmund të na ndihmojnë strukturat e pushtetit vendor…"Ora 14: 26  Panariti nga Novosela: Situata e rënduar. Duhet të mobilizohet ushtriaNga Novosela ku shkoi për të parë nga afër gjendjen, Ministri i Bujqësisë deklaron se situata është e rënduar pasi Vjosa ka dalë gjerësisht jashtë shtratit."Për mua parësore është të mbrohen jetët e njerëzve dhe pronat e tyra, pastaj tokat dhe bagëtitë e tyre, por kjo është një emergjencë civile në radhë të parë. Nga qendra në Sllovaki kemi paralajmërime se kjo situatë do të prekë Shqipërinë, vecanërisht Shqipërinë e Jugut dhe atë jug perëndimore.Situata është e rënduar. Vjosa ka dalë gjerësisht jashtë shtratit. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë por kjo është një situatë tejet e rënduar. Ajo çka është shqetësuese janë javët në vijim që do rëndojnë situatën. Duhet të mobilizohet ushtria, Ministria e Shëndetësisë, etj.  Të gjithë fshatrat përreth Vjosës janë të rrezikuara, por po ngrihet një Shtab Kombëtar i Emergjencave. Do të ndërhyet për evakuimin e banorëve më tej".Ora 13: 28 Novoselë zgjerohet harta e tokës nën ujëNë Novoselë është zgjeruar harta e tokës bujqësore nën ujë. Kryetari i komunës i tha gazetares tonë Jerola Ziaj se tashmë janë 3-4 mijë ha nën tokë dhe sipërfaqja pritet të zgjerohet më shumë për shkak se reshjet nuk kanë ndalur në Tepelenë, Përmet dhe Gjirokastër. Niveli i ujit vazhdon të rritet me shpejtësi, dhe deri tani ka shkuar në 1.8 m mbi pikën kritike. Në banesa uji ka shkuar deri në 1 metër lartës. Po punohet për forcimin e argjinaturave.Përmbytet Novosela, e Vlorës. Prurjet e mëdha nga Gjirokastra dhe Përmeti e Tepelena shkaktuan daljen nga shtrati të lumit Vjosë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar përmbytje të dhjetra hektarëve si dhe të 14 banesave. Nga dalja e Lumit Vjosë ka probleme edhe në Tepelenë e Memaliaj ndërsa janë bllokuar disa akse.Nën ujë janë Bishan, Fitore, Novoselë, Poro. Ndërkohë prurjet nga Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena janë masive. Prefektja e qarkut të Vlorës, Hoxha deklaroi  pak më parë se është një zonë problematike por primare tani është evakuimi i banorëve: "Më vonë do të shohim dëmet".(Video: Novosela e permbytur, ora 13:00, 1 shkurt 2015)[caption id="attachment_458010" align="alignright" width="640"]Në foto: Situata e permbytjeve ne oren 13:00 Në foto: Novosela e permbytur, ora 13:00, 1 shkurt 2015[/caption]Ora 11: 06 Policia e shtetit deklaron se janë evakuar 14 banesa. Aksi Selenicë Vlorë në vendin e quajtur bishti i malit është i bllokuar nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.

Aksi rrugor që të çon në komunën Vllahinë është ë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.

Ora 11: 49 Evakuohen me gomone dy familjet që nuk pranuan më parë të evakuohen. Në fshatin Fitore  janë 1000 ha të përmbytura dhe uji po shkon drejt Hidrovorit të Akernisë, duke rrezikuar përmbytjen e 5000 banorëve.Një digë në Mifol është dëmtuar dhe prurjet janë shumë të mëdha. Prefektja Hoxha deklaroi  pak më parë se është një zonë problematike por primare tani është evakuimi i banorëve. "Më vonë do të shohim dëmet".Ora 11 :00 Ekspertët vlerësojnë se prurjet janë të jashtëzakonshme Gazetarja e Ora News Jerola Zijaj informon se po punohet për mbylljen e disa daljeve të Vjosës me rere. Ekspertët vlerësojnë se prurjet janë të jashtëzakonshme dhe nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë.Kryekomunari i Novoseles flet per Ora News: Situata mund të rëndohet  Ora 10: 23   Në një  lidhje telefonike për Ora News, kryekomunari i Novoselës, Kanaj Shakaj: Deti është shumë lart dhe në fshatin Dëllënjë dhe Zhup deti ka hyrë gati 1 km e gjysëm.  Rruga Fier – Vlorë është e kalueshme. Në fshatin Bishan, rreth 500 metra rruga e pakalueshme.Ora 10: 12 Në një  lidhje telefonike për Ora News, kryekomunari i Novoselës, Kanaj Shakaj, tha se presim një situatë të keqe"Kemi evakuar 14 familje, 2 prej tyre do marrim gomone për ti nxjerrë pasi më parë nuk parnuan të dilnin. Situata është rënduar, duke marrë sinjal nga Gjirokastra e Memaliaj Vjosa ka kaluar kufirin maksimal dhe presim një situatë më të keqe. Kemi evakuar rreth 30 persona.  Prurjet do të jenë akoma më të larta dhe problemet do të jenë shumë më të mëdha, rrezikohen 400- 500 banorë"Ora 09: 55  Prefektja Hoxha deklaron se situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim. Selenica gjithashtu është e përmbytur në zonën e quajtur Bishti Malit. Eroziono ka bllokuar dhe aksin Peshkopi- Vllahinë pasi bien masive gurresh dhe dherash Ora 09: 43- Pritet të vijë Delta Force me një gomone të evuakuajë banorëtPrefektja e Vlorës, Etjona Hoxha,  deklaron se janë evakuar 14 familje. Në vend janë FNSH dhe forcat zjarrfikëse. Pritet të vijë Delta Force me një gomone të evuakuajë banorët, informon gazetarja e Ora News Jerola ZiajOra 09: 29 Në Memaliaj, një person është i bllokuar në banesë nga uji dhe zjarrfikësit në vendngjarje po punojne per evkuimin e tij.[caption id="attachment_457821" align="alignnone" width="640"]permbytjet ne novosele Ne foto: Zjarrfikeset pritet te nderhyjne per te evakuar banoret qe nuk pranuan te evakuohen, Novosele, 1 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_457822" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Zjarrfikeset pritet te nderhyjne per te evakuar banoret qe nuk pranuan te evakuohen, Novosele, 1 shkurt 2015 Ne foto: Zjarrfikeset pritet te nderhyjne per te evakuar banoret qe nuk pranuan te evakuohen, Novosele, 1 shkurt 2015[/caption]Ora 07:30:  Përmbyten 14 banesa Kryetari i komunës Novoselë Kanan Shakaj në një prononcim për Ora News mëngjesin e sotëm tha se përmbytjet kanë shkuar deri në Fratar të Fierit.Është mbledhur Shtabi I Emergjencave për të monitoruar situatën.Po punohet për mbylljen me rërë të disa daljeve të lumit Vjosa, ndërsa vijon evakuimi i banorëve.Nën ujë janë fshatrat Fitore, Bishan, Poro të komunës Novolesë.Mësohet se dy familje refuzojnë të lënë banesat dhe prandaj pritet ndërhyrja zjarrfikësve.[caption id="attachment_457813" align="alignnone" width="640"]permbytet Novosela Novosela sot e permbytur nga ujrat e lumit Vjose, 1 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_457809" align="alignnone" width="640"]permbytet novosela Novosela sot e permbytur nga ujrat e lumit Vjose, 1 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_457808" align="alignnone" width="640"]permbytet novosela Novosela sot e permbytur nga ujrat e lumit Vjose, 1 shkurt 2015[/caption] Lexoni me shume:Dje u dha alarmi, situata ishte kritike Apeli dje i kryekomunarit: Duhet ndërhyrë urgjentisht/Oranews.tv/