Gjiknuri-Bushati në Qipro, kërkojnë njohjen e shtetit kosovar
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri kryesuan një delegacion, me pjesëmarrje nga të dy institucionet, në një vizitë zyrtare në Republikën e Qipros.Në qëndër të kësaj vizite ka qenë forcimi i marrëdhënieve mjes dy vendeve si dhe thellimi i dialogut politik.Dy Ministrat shqiptarë kanë zhvilluar takime me Presidentin e Republikës Anastasiades, Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve Omirus dhe me homologët e tyre Ministrin e Jashtëm Kasulides dhe atë të Energjisë ,Tregtisë, Industrisë dhe Turizmit Jorgos Lakotripis.Gjatë konferencës për shtyp me homologun Kasulides, Ministri Bushati nuk kaq nguruar të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.“Shqipëria inkurajon Qipron për një qasje më fleksibël në raport me Kosovën”than ai.Nga ana tjetër Ministri i Energjisë Gjiknuri gjatë takimit me homologun e tij u ka bërë thirrje investitorëve të Qipros të investojnë në Shqipëri.“Shqipëria ka burime të mëdha natyrore të cilat mund të jenë me interes për investitorët tuaj. Ne po inkurajojmë kompanitë e huaja që të investojnë duke shërbyer kështu edhe në forcimin e sigurisë energjetike”.Palët u shprehen se të dyja vendet është e nevojshme të aktivizohen dhe angazhohen më tej për të zgjeruar bashkëpunimin.Besimplotë se marrëdhëniet midis dy vendeve do të hyjnë në një fazë të re dhe të gjallë bashkëpunimi, si në planin dypalësh ashtu dhe në atë shumëpalësh, ministrat Bushati dhe Kasulides theksuan interesin e përbashkët për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.