Lezhë, bombula e gazit shkrumbon banesën dy katëshe, familja me 12 persona në qiell të hapur FOTO

Shpërthimi i një bombule gazit, ka djegur plotësisht një banesë dy katëshe në fshatin Koterr të Lezhës, ndërsa 3 nga pjestarët e familjes kanë shpëtuar për mrekulli.Ngjarja është shënuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme në banesën e shtetasit Prek Marku.Shëprthimi ka qenë e fortë, pasi bombula kishte një peshë 15 kg, duke provokuar edhe flakët të cilët kanë djegur plotësisht banesën.Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, por distanca e largët e fshatit nga qyteti i Lezhës ka bërë që këta të fundit mos të mbërrijnë në kohë në vendin e ngjarjes.Është dashur 4 orë punë që zjarri të shuhet plotësisht, pasi një pjesë e banesës ka qenë duke favorizuar edhe përhapjen e flakëve.Familjarët tregojnë ngjarjen, duke i bërë apel shtetit për ndihmë pasi në këtë shtëpi kanë jetuar 3 kurorë me 12 persona të cilët tashmë kanë mbetur në qiell të hapur.Kryefamiljari:“ Ka marrë bombula e gazit flakë. Në atë moment kem i qenë brenda vetëm tre vetë. Nusja erdhi dhe më thirri mua poshtë, djali me nusen kanë qenë sipër. Flaka erdhi duke u shtuar, mori flakë krevati, rrobat”.Një nga djemtë e shtëpisë:“Tri kurorë, uë jam duke jetuar pak më andej më ka liruar vendin baba sa të ristauroj shtëpinë. Nëse ju jepet mundësia me na ndihmu diçka, mirë. 6 dhoma janë të dëmtuara të gjitha.4 sipër dhe dy poshtë. Mobilje për tre kurorë të djegura”.Nga ana tjetër shefi i Zjarrfikësve në Lezhë, Agustin Pepkolaj, thotë se ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë përshkak edhe të terrenit, por sipas tij falë punes së zjarrfikësve u bë e mundur mospërhapja e zjarrit në banesa të tjera që kanë qenë aty pranë.Shefi i PMNZH-së Lezhë, Agustin Pepkolaj: “ Sigurisht që largësia… ne bëmë të pamundurën për të arritur sa më shpejt. Zjarrin e kemi vënë nën kontroll, nuk është përhapur në ndërtesat e tjera. Realisht ka qenë një punë voluminoze, kemi ardhur me dy mjete, një bot 10 ton dhe makina zjarrëfikëse e mirëfilltë që është 2 ton. Ndërhyrja ka qenë e vështirë, çdo gjë në ndërtesë është me lëndë drusore”.Ende nuk është bërë përllogaritja e dëmëve të shkaktuara nga ky zjarr, por ato kapin një vlerë të konsideruseshme pasi në banesën dy katëshe është shkrumbuar gjithçka.[caption id="attachment_457756" align="alignnone" width="409"]1 (Në foto: zjarrëfikësit gjatë ndërhyrjes në shtëpinë e përfshirë nga flakët)[/caption][caption id="attachment_457758" align="alignnone" width="411"]10 (Në foto: zjarrëfikësit gjatë shuarjes së flakëve në brendësi të banesës)[/caption][caption id="attachment_457757" align="alignnone" width="411"]8 (Në foto:E zonja e shtëpisë së shkrumbuar nga zjarri)[/caption][caption id="attachment_457759" align="alignnone" width="421"]3 (Në foto: shtëpia në flakë)[/caption]