VIDEO/Nuk ndalen kosovarët drejt Perëndimit, ikje masive

Ikjet masive të qytetarëve të Kosovës drejt shteteve evropiane nuk kanë të ndalur.Videoja e publikuar nga kameramani kosovar, Jeton Sopa, përmbledh një panoramë të mbrëmjes së të shtunës ne Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.As shiu nuk i ndal ata, ndërsa shtyhen për të zënë një vend në një nga autobusët që nisen drejt Serbisë, për të vazhduar pastaj rrugëve ilegale në Hungari e përtej.Përderisa në vitet ’90 të shekullit të kaluar, ata që iknin thoshin “mirupafshim në Kosovën e lirë”, sot kjo frazë më nuk ka kuptim.