FP:Ish-Ambadori i SHBA në Kosovë sekser i "Bechtel"për autostradën
Prestigjozja "Foreing Policy" ka kryer një investigim të plotë për ndërtimin e rrugës "Vermicë-Merdarë" e cilësuar si vazhdimi i Rrugës së Kombit në Kosovë nga kompania amerikane "Bechtel", duke hedhur akuza të rënda për përfshirjen në një aferë korruptive të ish-Ambadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.Shkrimi merr shkas edhe nga seria komike "Pimpsons", e realizuar në Kosovë nga deputeti artist i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, i cili në karikaturën e Ambasadorit Dell, frymëzuar nga seriali Simpson, e ka shfaqur atë së fundmi si një monark duke marrë para nga "Bechtel".“Foreing Policy” shkruan se Kristofer Dell ka bërë sekserin, duke ndihmuar kompaninë amerikane për të fituar tenderin që i ka kushtuar taksapaguesve të një vendi të varfër si Kosova 1.3 miliard dollarë për një autostradë 77 kilometra të gjatë."Autostrada është përfunduar në vitin 2013 me një gjatësi rreth 77 kilometra dhe kostoja e saj ka shkuar rreth 1.3 miliardë dollar, sipas një shifre zyrtare të publikuar nga Qeveria e Kosovës. Ai ishte projekti më i kushtueshëm në historinë moderne të Kosovës. Por, sot autostrada përdoret vetëm në 1/3 e kapacitetit të saj", shkruan "Foreign Policy".Revista shkruan se Christopher Dell ka mbështetur publikisht projektin e autostradës edhe pse institucionet ndërkombëtare kishin ngritur mjaft pikëpyetje mbi vlerën e rrugës, kontrata për të cilin është nënshkruar në prill 2010.Ish-ambasadori amerikan la Prishtinën në 2012 dhe mori një tjetër pozicion diplomatik, para se të dilte në pension në tetor 2013.Një muaj më pas, "Bechtel" e punësoi atë si një përfaqësues të tij në Mozambik."Foreign Policy" thekson se firma amerikane i kishte bërë një ofertë pune në korrik 2012 Ambasadorit, një muaj para se ai u largua nga Kosova, në mes të ndërtimit të autostradës."Foreign Policy" ka tentuar të kontaktojë me Dell, por ai nuk ka pranuar të komentojë këtë histori.Në analizën e saj, “Foreing Policy”, ndalet edhe ndertimi i Rrugës së Kombit në Shqipëri, këtë herë nga koncerni Bechtel-Enka, nuk ka shkuar pa probleme, madje për këtë çështje, u hap edhe një proçedim penal ndaj Ministrit të Transporteve në atë periudhë, Lulzim Basha, por që u mbyll më pas për mungesë provash dhe për proçedurë.Sipas “Foreing Policy” edhe në këtë rast, mënyra e fitimit të tenderit nga kompania amerikane është bërë në mënyrë të dyshimtë dhe me shumë ndërhyrje.