Shkeli rregullat e qarkullimit, policia e arreston, Stresi arratiset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2015, 21:03
I zhvendosur prej muajsh në Gjenevë të Zvicrës, ka mjaftuar një rikthim i tij për shkak të agazhimeve me koncerte në Shqipëri, që reperi i njohur Stresi të përfundojë në duart e policisë.Arkimed Lushaj është arratisur mëngjesin e sotëm nga ambientet e komisariatit Nr 3 në kryeqytet, nga ku mësohet se gjendej i ndaluar që prej mbrëmjes së djeshme për shkelje të rregullave të qarkullimit.Policia ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur me emrin e artit Stresi, ndërsa mësohet se në momentin e largimit nga Komisariati ishte pa pranga.Lidhur me arratisjen e këngëtarit nga ambientet e komisariatit ka nisur edhe një hetim nga ana e SHKB.