Liqeni Baikal arrin pikun, niveli i ujit më i ulëti në 60 vitet e fundit
Liqeni Baikal, liqeni më i madh me ujë të freskët i botës është nën kërcënim. Shtrihet përreth 5 000 kilometrave në lindje të Moskës dhe mban rreth 1 të pestën e ujit të freskët të botës.Gërmimet e paligjshme, ndërtimi dhe minimet minerale janë mes kërcënimeve të cilat disa i fajësojnë për faktin se niveli i ujit në liqen ka arritur pikën me të ulet në 60 vitet e fundit.“Ne shohim një fenomen ketu, se ulja e nivelit të ujit e krahasuar kjo me këtë periudhe të vitit të kaluar është e lidhur me faktorë natyral, me pak ujë që hyn në Baikal të cilën shkencëtaret nuk e prisnin. Fakti se më shumë ujë u pompua përmes stacionit hidroelektrik të energjisë i drejton ata të presin një nivel më të madh uji në liqen”, shpjegon ambjentalistja Marina Rikhvanova.Niveli i ujit të liqenit ra me rreth 40 centimetra, krahasuar me renien e nivelit në vitin 2013 deri në 456.09 metra dhe kjo është vetëm 9 centimetra mbi minimumin e nivelit të pranueshëm të vendosur nga Qeveria ruse.Ambjentalistët thonë se verat ekstremisht të nxehta dhe të thata dhe pyjet e prerë përreth liqenit mundet gjithashtu të kenë kontribuar në rënien e nivelit.Sipas disa kërkuesve më shumë kohë nevojitet për të arritur konkluzione me përfundimtare.“Unë them se ne duhet të presim dhe të shohim, një, dy vite do të kalojnë, ne do të mbledhim të gjithë informacionin dhe atëherë ne do të jemi të aftë të themi nëse është një fenomen natyror ose jo. Për momentin është e vështirë të themi”, shpjegon një nga kërkuesit kryesorë Andrei Zhdanov.Disa shkencëtarë paralajmërojnë se nëse niveli i ujit i Baikalit do të bjerë nën nivelin e 456 metrave, atëherë do të mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme në ekosistemin e liqenit.