Traditat e Zadrimës, synohet që zona të promovohet si destinacion turistik

Bukuritë natyrore, investimet në infrastrukturë, por edhe tradita vendase synojnë ta kthejnë Blinishtin e Lezhës në një zonë atraktive për turizëm. Në këtë zonë ndodhet edhe fshati Fishtë, vendlindja e Homerit shqiptar "At Gjergj Fishta".Fshatrat e kësaj zone janë të njohur për gastronominë, artizanatin, si dhe prodhimet bujqësore dhe blegtorale.Rruga e ndërtuar së fundmi që të çon në fshatin Fishtë, vendlindjen e Homerit shqiptar "At Gjergj Fishta" është një arsye më shumë për të vizituar zonën e Zadrimës, që synon të rikthejë lavdinë e dikurshme.Banorët e zadrimes në Lezhë thonë se sa më shumë vëmendje të ketë ndaj vendeve që zgjojnë interes për vendasit dhe të huajt, aq më shumë zona do të njohë zhvillim.Në këtë zonë numërohen restorante të shumta me gatime bio të Zadrimes, të cilët po tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.