Nis punën komisioni hetimor për emërimet ne administratë

Komisioni hetimorë që do të mbledh fakte për emërime të jashtligjme dhe individëve me të kaluar kriminale në institucionet shtetërorë ka nisur punën. Kreytari Genc Pollo, në mbledhjen konstituese ripërsëriti shqetësimin, që demokratët prej disa muajsh e kanë kthyer në betejë politike, se në sfera të lartë të institucioneve shtetërore kanë depërtuar njerëz me të shkuar të errët kriminale të cilët gëzojnë suport poltik.Genc Pollo: “Unë jam i sigurt se shumica brenda mazhorancës nuk e pranon faktin që individë me të kaluar të tillë të penetrojnë në nivele më të larta të politikës dhe në poste kyçe të shtetit”Por socialistët në komsion, mezi presin që hetimi të futet në detajë, pasi deputetit Taulant Balla, garantoi se ka shumë për të treguar se ku kanë zënë streh të inkriminuarit që mazhoranca aktuale ka shkakruar nga administrata.Taulant Balla: “Kemi mjaft prova shumë konkrete që elementë kriminalë të larguar nga administrata shtetërore, organizma në varësi të ministrive strehohen sot në Bashkinë Tiranë, në ndërmarrjen e UKT Tiranë, në Bashkinë Kamëz, në Bashkinë Mamurras, në Bashkinë Shkodër, në Bashkinë Vorë”Gjithashtu një tjëtër komsion hetimorë parlamentarë, ka marrë udhë, ai për Hetimin e Serverit Tatimorë, që do të drejtohet nga demokrati Arben Ristani.