Cënon autonominë dhe financat, kundërshtohet drafti për Arsimin e Lartë

Drafti i Arsimit të Lartë është kundërshtuar nga disa këshilla fakultetesh. Në senatin e Tiranës u paraqitën vërejtjet dhe u dhanë rekomandimet. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule tha se ky projekligj vetëm për arismin e lartë nuk mund të jetë sepse cënon autonominë dhe financimin. Ndërsa Ministria e Arsimit tregohet e hapur për të pritur të gjitha sugjerimet dhe sipas këtij institucioni do të gjendet një e mesme e artë.Drafti i arsimit të lartë është diskutuar në senatin e Universitetit të Tiranës ku këshillat e fakulteteve kanë bërë vërejtjet dhe rekomandimet e tyre. Senati për orë të tëra ka vijuar mbledhjen për shkak të kundërshtimeve që ka ky projekligj.Rektori i universiteti të Tiranës Dhori Kule pas përfundimit të mbledhjes së parë tha se ky draft nuk është për universitetet, i cënon ato dhe nuk shërben në reformën e arsimit të lartë.Dhori Kule: "Ky draft nuk është drafti për të cilin filloi reforma. Në të gjithë frymën e vet ky draft nuk është për institucione akademike. Këtë edhe një institucion SHPK nuk do të funksiononte. Janë mbi 90 nene ku vendimarrjet dalin jashtë universiteteve.Propozimet për ndryshim do t’i paraqiten ministrisë së Arsimit. Zv Ministri Arbjan Mazniku i informuar për diskutimet dhe zëra kundër për këtë draft është i gatshëm të mirëpresë rekomandimet.Mazniku tha se do të gjendet një e mesme e artë por autonomia e universiteteve, thotë ai, është e garantuar.Arbjan Mazniku: "Nuk kemi nisur një proces për të synuar që të mbyllim një ligj të radhës, por synojmë të krijojmë një draft ligj që të gëzojë mbështetjen sa më të gjerë. Nuk ka asnjë ligj që gëzon mbështetje universale. Ne shpresojmë të gjejë të mesmen e artë, të interesave të të gjithë aktorëve në këtë fushë."Ky është hera e dytë që drafti rikthehet edhe një herë tek grupet e interesit, akademikët dhe senati. Edhe përgjatë 2014 përmbajtja e këtij drafti u kritikua në nivel departamentesh e këshilla fakultetit. Minsitria e Arsimit tha se do të zhvillojë dhe një diskutim të hapur publik për të bërë ndryshimet e nevojshme përpara se drafti të shkoj në parlament.