Hoteli më i ftohtë në botë

9 mijë ton akull, temperatura deri në -37 gradë celsius dhe pamje mahnitëse të spektaklit të dritave të veriut.Kësaj i thonë të flesh në hotelin më të ftohtë në botë. Hotel “Akulli” në Jukasarvi, në veri të Suedisë, me më shumë se 50 mijë vizitorë nga dhjetori deri në prill.Hoteli ka 55 dhoma, një bar akulli, një salle dasmash, ku 80 cifte në vit shkëmbejnë unazat. Klientet paguajnë 420 paund/nata për një dhomë të ftohtë, por mund të zgjedhin edhe një dhomë luksi me sauna për 680 paund/nata.