Ndërtimet te Liqeni, opozita akuzon qeverinë,Lame: Berisha e shpalli vendbanim informal

Një objekt i ndërtuar në zonën e Liqenit ka qenë shkak për debatin e radhës midis Partisë Demokratike dhe ALUIZNIT. Në një deklaratë për, anëtari i kryesisë së PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron këto ndërtime pasi janë të miqve të tij.Jamarbër Malltezi: "Arsyen e kësaj paligjshmërie kriminale tek Parku i Madh i Liqenit, duhet ta kërkojmë në Surrel. Lidhja e pronarit të këtyre objekteve me Edi Ramën është e njohur dhe ka themele e mure të forta. Shkelësi i ligjit tek Parku i Madh i Liqenit, është ndërtuesi i sarajeve të Surrelit. Kursimtari Edi Rama me 3000 euro kursime jete përfitoi saraje, të vlerësuara sipas ekspertëve me mbi 1 milionë euro vetëm vlerë betony”Por kreu i ALUIZNIT Artan Lame argumentoi se kjo zonë është shpallur vendbanim informal pikërisht nga vetë Sali Berisha.Artan Lame: “Nga vetë Sali Berisha është shpallur vendbanim informal. Merrni shikoni ligjin e legalizimeve se cfarë është vendbanimi informal, jo zonë informale se në zonë informale ka zona qe mbeten të gjelbëra, por vendbanim informal ku ka vetën ndërtime”Lame paralajmëroi se shumë shpejt do të nisë një aksion për pastrimin e liqenit nga ndërtimet pa leje si dhe do të pyllëzojë pjesët e zhveshura..