Rrëzimi i helikopterit me drogë, Sokol Feka instruktor në bazën ajrore të Farkës
Tirane- Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate për shtyp informon se është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe se kishin nisur verifikimet. Sokol Feka ishte instruktor në bazën ajrore të Farkës.Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes(ora 13: 14, 29 janar 2015) "Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate për shtyp informon se është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë.Guardia civil Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë.Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetur mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës.Ministra Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë. Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009.Me informacionin që Ministria e Mbrojtjes disponon, shtetasi Feka ka marrë lejen e zakonshme për periudhën 12- 31janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë. Përmes një shkresë zyrtare,Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorishë së Përgjithshme të Policisë Shtetit."Lexoni me shumeMajori i ushtrisë shqiptare trafikant droge, rrëzohet helikopteri në SpanjëBaze: Feka u largua jashtë shtetit pa lejeTahiri: Çështja po hetohetBasha: Njollosi Shqipërinë/Oranews.tv/