Majori shqiptar trafikant, Tahiri: Çështja po hetohet

Ministri i Brendshëm Saimir Tahir tha se çështje për rrëzimin e helikopterit me drogë në Spanjë që drejtohej nga një major shqiptar është nën hetim.Po ashtu Tahiri në një konferencë të përbashkët me homologun kosovar ka lajmëruar masa të rrepta për të gjithë ata që janë të dyshuar si xhihadistë të rrezikshëm. Ai tha se është duke u mbajtur në kontroll çdo person që është kthyer nga Siria apo Iraku.Saimir Tahiri: “Ajo është një çështje në hetim. Policia shqiptare me të marrë informacione në rrugë zyrtare ka nisur verifikimet paraprake. Është shumë herët që të prisni prej meje sqarime të mëtejshme.Sic e dini parlamenti ka miratuar një kuadër ligjor për këtë çështje. Është prioritet i yni dhe i partnerëve ndërkombëtarëve tanë për të mos lejuar që shtetas për cdo arsye largohen nga Shqipëria për të luftuar në një vend të huaj me theks të fortë esktremizimi, të mbeten nën mbikqyrjen e rreptë të policisë, në të gjitha rastet për të evituar që vala e radikalizmit të transportohet mprapsht në vendin tonë.”Lexoni me shumeMajori i ushtrisë shqiptare trafikant droge, rrëzohet helikopteri në SpanjëRrëzimi i helikopterit me drogë, Sokol Feka instruktor në bazën ajrore të FarkësBaze: Feka u largua jashtë shtetit pa lejeBasha: Njollosi Shqipërinë