Tsipras “merr me të mirë” kreun e PE, Martin Schultz: Është një mik i imi, por edhe i Greqisë
Kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schultz, ka mbërritur në Athinë dhe menjëherë është takuar me kryeministrin e ri, Aleksis Tsipras."Ju jeni mik i mirë i Greqisë dhe i imi", mësohet t'i ketë thënë Tsipras eurodeputetit gjerman. Ai është i pari zyrtar i Bashkimit Europian që takohet me kryeministrin e ri që pas fitores së Syriza-s në zgjedhjet e së dielës. Përveç Tsiprasit, Schultz do të takohet edhe me ish-kryeministrin Antoni Samaras, si dhe kryetarë të forcave të tjera politike në vend.Schultz, gjithashtu pjestar i të majtës europiane, pritet të këshillojë Tsiprasin që të frenojë me masat drastike që ka ndërmarrë që prej ditës së parë në pushtet duke pezulluar disa marrëveshje të arritura nga qeveria e mëparshme me trojkën e kreditorëve.Në ditën e mbërritjes së Shulcit, bankat greke kanë fituar mbi dhjetë pikë në bursën e Athinës, por sipas të dhënave më të fundit, qytetarët vazhdojnë të tërheqin kursimet e tyre. Banka Qendrore Greke raportoi se depozitat ranë me 2,4% në dhjetor, nga 164,3 miliardë euro në 160,3 miliardë. Megjtihatë Banka Qendrore Europiane ka reaguar përmes kryetares së Bordit Supervizor, Daniel Nui, duke thënë se bankat greke janë mjaftueshëm të forta për t'i mbijetuar krizës dhe se bilancet e tyre po përmirësoheshin.Pak orë para se të mbërrijë në Athinë, Schultz gjithashtu i ka këshilluar Greqisë që të mos devijojë nga qendrimi i Bashkimit Europian ndaj Rusisë për sa i përket krizës në Ukrainë. "Nuk mund të kërkosh solidaritet nga Europa dhe më pas të ndahesh që në qendrimin e parë zyrtar. Do të diskutoj me Tsiprasin edhe programin e qeverisë Gjermane për sa i përket ekonomisë dhe atë që duhet të bëjë Greqia për çështjen e borxheve", mësohet të ketë thënë Schultz për televizionin gjerman, ZDF.