Pas Durrësit dhe Korçës "Elektra" vjen në Tiranë

Pas Durrësit dhe Korçës "ELEKTRA" vjen në Tiranë.Elektra është një tragjedi e njohur e dramaturgjisë së antikitetit grek. Në qendër ka dy personazhe Elektrën dhe Orestin, motër e vëlla, të cilët përpiqen të hakmerren për vrasjen e babait të tyre Agamemnonit, mbret i Mikenës.Tek "Elektra" e cila ka  një këndvështrim bashkëkohor, veç domethënies artistike një rëndësi e madhe i është kushtuar edhe lëvizjes fizike të aktorëve. Regjizori Laert Vasili përzgjedhjen e aktorëve e ka bërë pasi ka studiuar me kujdës karakteret dhe ngjashmëritë e tyre me personazhet e pjesës.Premiera do të ngjitet në skenën e teatrit eksperimental "Kujtim Spahivogli" ditën e premte dhe regjizori Vasili shpreson që publiku kryqytetas, ashtu si ai i Durrësit dhe Korcës të dashurohet pas pjesës:Pas Tiranës shfaqja "Elektra" do të udhëtojë dhe në skena të tjera të teatrove në qytete të ndryshme si Fieri Vlora, Shkodra dhe të tjera.