Varrezat e Tufinës, banorët kundër çmimit të shpronësimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2015, 16:45
Familjet në Tufinë që janë lajmëruar se do të shpronësohen janë përplasur me policinë bashkiake duke kundërshtuar cmimin e vendosur. Por sipas bashkisë vendimi I parë për varrezat publike është marë nga qeveria dhe se ata janë duke zbatuar atë.Rreth 13 familje në Tufinë të cilat do të shpronsohen për varrezat publike janë përplasur me Policianë bashkiake pasi kanë refuzuar të lëshojnë pronat nën justifikimin se cmimi I vënë në dispozicion është shumë I ulët.Ora News ka kontaktuar me Bashkinë e Tiranës e cila saktësoi se ajo po zbaton vendimin e marrë nga qeveria një vit më pare.