Replika Bashki-Ministri, Bozdo kërkon hetim për ndërtimin. Veliaj: Basha s’ka mbajtur premtimet
Ish Dhoma e Tregëtisë e cila do të kthehet në një qëndër rinore vijonë të sjellë reagime të forta mes bashkisë dhe ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha se shqiptarët jetojnë nën makthin e gjobave korruptive ku bëhen prishje abuzive dhe favorizohen sekserët e kryeministrit Rama për të bërë ndërtime të paligjshme në qendër të Tiranës. Bozdo i ka bërë thirrje Prokurorisë të nis hetimet për objektin në fjalë.Eno Bozdo: “Edi Rama me bandën e INUK, nga një anë vendos gjoba korruptive dhe shkatërron në kundërshtim me ligjin dhe me procesin e rregullt prona dhe pasuri të qytetarëve të cilëve u tha para zgjedhjeve të 23 qershorit se nuk do t’u prishen në asnjë rrethanë e nga ana tjetër merr në mbrojtje me policë dhe dokumente zyrtare të paligjshme ndërtimet pa leje të ministrit Veliaj në qendër të Tiranës”Por ministri i Mirënqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj në reagimin e tij jashtë dyerve të parlamentit tha se do të presë 4 vjet si kryetari i Bashkisë Basha për të mbajtur premtimet.Erion Veliaj: “Në dallim nga Luli, i cili është duke u marrë me tramvajin e vet imagjinar, unë gjykoj se duhet të merremi me gjëra reale.Jam këtu për të folur për një premtim që e kanë bërë të dyja palët. Lulzim Basha ka premtuar se në Tiranë do të kishte qendra rinore, madje do të hapte 11 të tilla në të gjitha minibashkitë; do të bënte kartë rinore, kartë studentore, ku të rinjtë do të merrnin shërbime falas, por ashtu si tramvaji, kanë ngelur vetëm imagjinare. Si ministër e Rinisë, duke qenë se kam bërë një premtim, mua më duhet ta mbaj premtimin tim sepse nuk dua të ndjek shembullin e Lulzim BashësNuk ka vuan sërish reagimi i bashkisë. Ky institucion nëpërmjet një emaili thotë se "Edi Rama nuk mund të fshihet pafundësisht prapa ministrit Veliaj të cilit i ka dalë boja para çdo qytetari për gënjeshtrat e pacipa dhe kanalizimin e fondeve publike tek familjarët e tij. Ne e dimë se do fshihesh si zakonisht pas Erjonëve, Artanëve dhe Dallëndyshëve. Por, nuk do të mund t'i ikësh dot gjykimit të drejtë të qytetarëve që e kanë kuptuar se për ta ke mashtrimet dhe kërbaçin, për veten dhe miqtë kulaçin".