Shkodër, dy persona të armatosur grabisin 4 mln lekë në kazino
Shkodër-2 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth orës 19:00 të së enjtes një kazino në qendër të qytetit të Shkodrës.Ngjarja ka ndodhur në pedonalen “Kolë Idromeno” dhe në momentin e grabitjes, në kazino ndodheshin vetëm stafi i punëtorëve. 2 grabitësit pasi kanë hyrë brenda kanë kërkuar nga punonjësit të gjithë shumën e parave të xhiros ditore. Pasi kanë marrë plot 4 milion lekë të vjetra ata janë larguar me shpejtësi në mjediset e jashtme të kazinosë, ku kishin lënë motorrin me të cilin udhëtonin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e Shkodres me të marrë informacionin ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet lidhur me këtë grabitje. Ata kanë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të vendosura në mjediset e jashtme dhe të brendshme të kazinosë dhe po merren në pyetje punonjësit e saj.Aktualisht nuk ka asnjë informacion lidhur me autoret, ndërsa është e cuditshme se si ata kanë arritur të mos shihen nga policia rrugore, e cila ka vendqëndrimin e saj të përhershëm vetëm pak metra larg kazinosë.Në hyrje – daljet e qytetit dhe në pika të ndryshme policia ka ngritur grupe kontrolli për të rënë në gjurmët e tyre.Kjo kazino grabitet për të dytën herë brenda 1 viti, pasi edhe në 24 janarin e 2014-es 4 persona të maskuar arritën t’i marrin shumën e 4 milion lekëve të vjetra. Policia e Shkodres megjithëse po përballet me ngjarje të njëpasnjëshme, nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e autorëve, duke i lënë këto dosje të hapura.Edhe 2 javë më parë, pikërisht në 15 janar një tjetër kazino po në qendër të Shkodres tek zona e dollarit u tentua të grabitej nga persona të maskuar dhe të armatosur që lëviznin me motorr.[caption id="attachment_456854" align="alignright" width="640"]
Në foto: Kazinoja që u grabit në Shkodër[/caption]