Riatdhesohen 50 shqiptarë, vinin nga Franca, Gjermania, Belgjika dhe Danimarka

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Autoritetet ligjzbatuese Franceze, kanë realizuar gjatë ditës së sotme një operacion riatdhesimi nga Franca në drejtim të Shqipërisë të 50 shtetasve shqiptarë, koordinuar dhe bashkë-financuar nga Agjencia Europiane për Kufirin FRONTEX.Shtetasit që u riatdhesuan sot përmes një avioni special (charter), janë shtetas të kapur apo konstatuar në situatë të parregullt qëndrimi në Francë dhe në disa shtete të tjera të BE-se, pikërisht në Gjermani, Belgjikë dhe Danimarkë.• Nga Franca u kthyen 22 shtetas (meshkuj)• Nga Gjermania u kthyen 19 shtetas (3 familje, 3 gra + 9 fëmjë)• Nga Belgjika u kthyen 8 shtetas (meshkuj)• Nga Danimarka u kthye 1 shtetas (mashkull)Në këtë fluturim riatdhesimi policia shqiptare ka siguruar tërësisht eskortën shoqëruese, e cila përbëhet nga Njësia e Lëvizshme Territoriale Delta Forcë, Vlorë, e trajnuar dhe certifikuar nga Agjencia Europiane FRONTEX në vitin 2014.Në përbërje të eskortës marrin 2 punonjëse policie femra, 1 psikologe femër dhe 1 mjek.Gjithashtu në kuadrin e Mekanizmit të Monitorimit për Parandalimin e Torturës marr pjesë dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të drejtave të personave që riatdhesohen. Në fluturime të tilla përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ftohet gjithmonë të marrë pjesë.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Zv/Ambasadorja Gjermane, përfaqësues nga Ambasada Franceze, etj., ndoqën nga afër në Aeroportin e Rinasit këtë operacion riatdhesimi.Ndërkohë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin e Migracionin,Genc Merepeza, në një prononcim për mediat e pranishme, evidentoi faktin se ky operacion riatdhesimi dëshmon dhe një herë nivelin dhe efikasitetin e veprimeve të efektivave tona policore, të specializuara në këtë drejtim, njëherazi dëshmon më së miri vendosmërinë e shtetit dhe Policisë Shqiptare për të respektuar dhe përmbushur detyrimet në kuadër të lëvizjes së lirë në hapësirën shengen, si dhe domosdoshmërinë e respektimit të rregullave nga të gjithë shtetasit shqiptar, pasi do të përballen me penalitete, që ndër të tjera kufizojnë dhe lëvizjen e tyre deri në 5 vite këtë zonë.