Donald Lu vizitën e parë në Elbasan, Sejdini jep sinjale për rikandidim
Elbasan-Edhe pse ka mbërritur në Tiranë vetëm pak ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu ka nisur të shprehë hapur pritshmëritë për qeverinë shqiptare. Ndërsa ndodhej në Elbasan në vizitën e tij të parë jashtë Tiranës, në Twitterin e Ambasadës Amerikane shkruhej: Ambasadori Lu shpreson që qeveria shqiptare do të rrisë financimin për OJF-të që ofrojnë shërbimin asistence për viktimat.Ndërkohë në Elbasan, diplomati amerikan vizitoi bashkinë e qytetit ku u prit nga kryebashkiaku Qazim Sejdini.Ambasadori amerikan tha se zgjodhi Elbasanin për historinë e tij.Kryebashkiaku përfitoi nga ky takim me ambasadorin amerikan për të sqaruar se Elbasani të jetë krejt ndryshe në katër vjecarin që vjen, duke lënë të kuptohet për një rikandidim të tij.Pas takimit në bashki, ambasadori amerikan dhe Sejdini kanë zhvilluar një vizitë në qytet,në Monumentin e Arsimit, për të vijuar më pas në Bazilikën e Bezistanit, monumentin e patriotit Aqif Pasha dhe kalanë e Elbasanit.