Majori i ushtrisë shqiptare trafikant droge, rrëzohet helikopteri në Spanjë
Një helikopter i cili transportonte një sasi prej gati 1 ton droge droge dhe që drejtohej nga një pilot shqiptar me gradën Major është rrëzuar në periferi të Malagas në Spanjë.Nga rrëzimi gjeti vdekjen majori i FA shqiptare, Sokol Feka që po drejtonte helikopterin e nisur nga Maroku drejt Spanjës. Si një rrufe në qiell të hapur, lajmin e dha nga salla e Kuvendit, vetë kryeministri Edi Rama pak minuta pasi qeveria spanjolle kishte informuar ministrinë e Jashtme shqiptare, ora 13:00 të 29 janarit 2015.Edi Rama: "E mora fjalën se para pak minutash Ministria e Jashtme është njoftuar për një ngjarjen të rëndë në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjolle kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti i helikopterit është një Major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh. Një ndër pilotët më të besuar" (Me poshte deklarata e plote e Rames)Më pas Ministria e Mbrojtjes, njoftoi zyrtarisht se Major Sokol, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës kishte marrë lejen e zakonshme për periudhën 12- 31 janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë.Përmes një shkresë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.Sokol Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën Major që nga viti 2009. Mediat spanjolle raportojnë se Feka udhëtonte me një bashkëpilot tjetër, i cili gjithashtu ka humbur jetën.Helikopteri me 900 kg hashash, është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë në periferi të Malagas në Spanjë, ndërsa po ndiqej nga Garda Civile spanjolle.Kryeministri Edi Rama tha gjatë seancës parlamentare se helikopteri i drejtuar nga piloti shqiptar, Major i ushtrisë tonë, me përvojë 18-vjeçare, është rrëzuar nga Garda spanjolle, por sipas "El Pais" helikopteri është rrëzuar pas aksidentit.Autoritetet kanë lokalizuar mjetin flutures të paautorizuar mëngjesin e të martës 27 janar 2015 dhe droga po transportohej nga Maroku në jug të Spanjës.Operacioni për rikuperimin e trupave të dy të vdekurve raportohet të ketë zgjatur disa orë, ndërsa pakot me hashash ishin shpërndarë në zonë.Spanja shërben si portë hyrëse në Europën e hashashit që prodhohet në Afrikën e Veriut dhe lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut. Autoritetet spanjolle po vazhdojnë hetimet dhe destinacionin përfundimtar të hashashit.Mësohet se helikopteri është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë dhe kanë gjetur vdekjen dy persona, mes tyre dhe shqiptari Sokol Feka.Major Sokol Feka është babai i një vajze. 41 vjeçari nga Kuçova jeton në Tiranë.(Video: Pamje nga helikopteri i rrëzuar)Edi Rama: Një ndër pilotët më të besuar në FA Edi Rama nga foltorja e Kuvendit: "E mora fjalën se para pak minutash Ministria e Jashtme është njoftuar për një ngjarjen të rëndë në Spanjë, ku strukturat e gardës civile spanjolle kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti i helikopterit është një Major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh. Një ndër pilotët më të besuar. Çfarë sensi ka që ne t'i hyjmë një grindjeje a është majori juaj apo i yni? Duke marrë shkas nga kjo kam një pyetje shumë të thjeshtë. Ky Major është në strukturat e FA prej 18 vitesh, gradën e Majorit e ka marrë në 2009 dhe është një nga pilotët më të besuar të FA. Tani çfarë sensi ka që ne ti hyjmë një grindje a është Majori juaj, a është Majori ynë? Dhe këtë pyetje e bëj për të shkuar pak më tutje lidhur me diskutimin absurd që u zhvillua këtu dhe me përpjekjen absurde për të mohuar një avancim serioz të vendosur dhe të gjithëpranuar botërisht të Shqipërisë në një luftë të paepur të shtetit me krimin dhe posaçërisht me drogën.Sigurisht që të gjitha qeveritë edhe qeveria paraardhëse mund të rendisin rezultatet e tyre. Dhe sigurisht që lufta me krimin dhe lufta me drogën nuk ka filluar në 23 qershor të 2013, por e ka shoqëruar rrugën e përpjekjes së shtetit prej vitesh. Ama është e paimagjinueshme që të mund të vihet në diskutim se me votën e 1 milion shqiptarëve dhe me krijimin e qeverisë së Alencës për Shqipërinë Europiane beteja me krimin dhe drogën ka hyrë në një fazë të panjohur më parë."[caption id="attachment_456682" align="alignnone" width="620"]
Droga e gjetur ne helikopterin qe drejtohej nga Sokol Feka[/caption]