Malltezi: Krenari të jem dhëndri i Doktorit, Basha të rikandidojë për Tiranën
Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One", Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë së PD-së, dhe i Këshillit Kombëtar të kësaj partie e krahason situatën aktuale brenda PD-së si “një zgjua bletësh”.Thotë se ndihet krenar si dhëndri i Doktor Berishës, të cilit i vlerëson shumë qeverisjen në krye të vendit.“Ka realizuar gjëra që nuk ka për t’i realizuar njeri” thotë Malltezi duke shtuar se koalicioni i Berishës me Metën ishte një "kompromis i domosdoshëm" për të cilën Berisha ia kishte komunikuar familjes së tij si vendimarrje dhe: “Kur e thotë z.Berisha është e pamundur ta kthej”Malltezi vlerëson se Basha rigjallëroi stukturën e PD dhe anëtarësimet e reja të PD. Sa i takon zgjedhjeve vendore të 21 qershorit mendon se Basha duhet të rikandidojë për kryetar bashkie.Lidhur me reformën territoriale Malltezi thotë: "U bë një proces pisanjos, ku u angazhuan edhe ca dilpomatë të “shitur”.Intervista Roland Qafoku: Ju ndjek fraza që jeni dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha?Jamarbër Malltezi: Është krenari të jesh dhëndri i Doktor Berishës si dhe i biri i tim eti. Janë personazhe publike, që kanë kontribuar në zhvillimin e vendit, si dhe integrimit europian. Por, jetojmë në një vend të vogël dhe parashikohen stigmatizime të tilla.Roland Qafoku: Ju lodh kjo pyetje kur ua bëjnë shpesh?Jamarbër Malltezi: Jo domosdoshmërisht. Nuk është hera e parë.Roland Qafoku: Zoti Malltezi, ndonëse jeni shprehur, por unë do të doja të diçka më shumë, arsyen e madhe përse vendoset të bëheni pjesë e politikës aktive, duke u bërë pjesë e strukturave drejtuese në PD?Jamarbër Malltezi: Pjesë e strukturave të PD kemi qenë qënë dhjetorin e ’90-ës, së bashku me time shoqe, duke protestuar për të drejtat tona, për të pasur një Shqipëri europiane. PD është një forcë e madhe. Ka arritur një vend të pazëvendësueshëm në integrimin europian, zhvillimin ekonomik. Jam krenar që kam dhënë dhe jap kontribut për këtë parti.Departamenti për Ambientin, Pyjet dhe Turizmin është i ri, por bën përqasjen e intelektualëve të rinj. Është një departament ku e ndiej veten fare mirë dhe mund të kontribuoj që të sjell shqetësimet e qytetarëve. Pranë departamentit tonë, janë afruar shumë intelektuale, si professor Selfo, prof. Sulejman Sulçe, janë personalitete që i thonë shumë publikut. Kemi ofruar një plejadë intelektualësh, që tregon besueshmëri te qytetari.Roland Qafoku: Megjithatë, nuk mund të krahasohet angazhimi juaj në fillim të viteve 90-të me tani që jeni në strukturat e PD?Jamarbër Mallzi: Natyrisht por gjithsesi ai ishte angazhim.Roland Qafoku: Përse pikërisht zgjodhët Departamentit për Ambjentin, Pyjet dhe Turizmin, ndjeheni më komod apo e keni zgjedhur si një urë lidhëse teknike dhe me pjesën politike më vonë?Jamarbër Malltezi: Të dyja janë. Por është edhe një fakt i tretë; interesi qytetar. Është një çëshjte ku mund të jap kontributin tim. Do të përpiqemi se ku mund të marrin zgjidhje qytetarët. Ka personalitete që nuk njihen, sepse nuk janë angazhuar politikisht, kanë qenë afër qytetarit.Roland Qafoku: Si është PD në këto momente ?Jamarbër Malltezi: Si një zgjua bletësh. Gumëzhin, ka aktivitet, ka lëvizje.Roland Qafoku: Ishit në protestë sot?Jamarbër Malltezi: Padyshim që po. Çështjet e mjedisit i kemi trajtuar që në vitin 1993. Duke bllokuar trafikun, së bashku me time shoqe, ne kemi protestuar për një jetë më të shëndetshme, për marrjen e masave mbrojtëse ndaj interesit të qytetarëve. Padyshim, që kanë qenë protesta qytetarësh.Roland Qafoku: Çfarë ndodh me bletët dhe mjaltin brenda PD?Jamarbër Malltezi: PD pati një proces të kontaktimit të çdo simpatizanti, të dixhitalizimit të të dhënave. Kemi kontaktuar me të gjithë simpatizantët në çdo senksion për t’i treguar sesi kemi ecur, çfarë mund të përmirësojmë. Fati i madh është se, gjysma e tyre janë në angazhim. Sot kemi një antarësi reale, një numër real të simpatizantëve. Së dyti, procesi i analizave. Është lejuar çdo anëtar, të shprehë shqetësimin e tij… unë kam qënë aktiv në njësinë bashkiake numër tetë, duke pyetur anëtarët se ku kemi çaluar. Rezulati i zgjedhjeve bazohet në tre pika. Faktori i parë, njëfarë shkëputje të PD nga qytetari i thjeshtë. E shoqëruar me premtimet galopante të PS. E treta, u kombinua edhe me procesin e shitblerjes së votës.Roland Qafoku: A bëri gabim qeverisja e Berishës?Jamarbër Malltezi: Mundet.Angazhimi dhe bashkëqeverisja me Ilir Metën.Roland Qafoku: Koaliconi me Ilir Metën,ishte gabimi i parë i Berishës?Jamarbër Malltezi: Jo detyrimisht. Për mua, mund të ishte një kopromis i duhur, por flisja për efektet të qytetarëve. Unë vetë, nuk e gjykoj se do të ishte detyrimisht gabim. Duhej formuar koalicion. Nuk mund të them se ishte mirë apo keq, ishte diçka e domosdoshme.Roland Qafoku: Çfarë i vlerësoni qeverisjes së kryeministrit Berisha?Jamarbër Malltezi: Ka realizuar gjëra që nuk ka për t’i realizuar njeri. Antarësimi në NATO, ardhja e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri është një arritje e madhe.Ai deklaroj në Tiranë: Shqipëria në NATO dhe Kosova e pavarur. Tuneli i Kërrabës, Rruga e Kombit, vepra që do të mbahen mend.Roland Qafoku: Ju përmendët pjesën e shkëputjes nga problemi te qytetari, shquani ndonjë personazh që u shkëput nga qytetari?Jamarbër Malltezi: Nuk mund ta gjykoj. Në 2013-ën, mori hov procesi i blerjes së votës, që është një vepër penale. Në Tiranë, në Lezhë. Çështja nuk është këtu. Unë nuk paragjykoj qyetarit. Ne nuk arritëm ti tregonin qytetarit se i zgjedhuri do të sjellë më shumë para sesa shet ti votën. Është problem i brendshëm i PD-së.Roland Qafoku: Ju e dinit që kryeministri Berisha do të jepte dorëheqje?Jamarbër Malltezi: Ai nuk ka dashur të premtojë gjëra që nuk i realizonte dot. Nga disa prej tyre, në 2009-ën ishin firmosur me qindra HEC-e. Në fund të 2012-ës, mbërritën gati në 400 kontrata për ndërtim HEC-esh. Vetëm këto HEC-e sollën një punësim për 50 mijë persona.I thami zotit Berisha që premtimi juaj për 150 mijë vende pune është shumë konservator dhe të rriste shifrën. Por nuk pranoi. Kjo është shifër realiste dhe nuk mund të premtoj gjera që nuk mund ti mbaj.Roland Qafoku: Ishit në dijeni që zoti Berisha do të jepte dorëheqjen?Jamarbër Malltezi: Po, një ditë më parë.Roland Qafoku: Si e pritët?Jamarbër Malltezi: Është vendimmarrje kur zoti Berisha i ndërmerr, kur ai vetë bindet. S’e mbaj mend realisht si isha. Ndoshta nuk e ka menduar me gjënë e duhur. Vajza ime nuk mendonte si ishte gjëja e duhur. Unë isha në dilemë.Roland Qafoku: Po bashkëshortja?Jamarbër Malltezi: Nuk di të them. Kur e thotë z.Berisha është e pamundur ta kthej. Edhe kur mori vendimin për bashkëpunimn me zotin Meta, na e komunikoi si vendim.Roland Qafoku: Si ishte impakti juaj i parë?Jamarbër Malltezi: Ne kemi qenë në sallën e PD së vjetër. Natyrisht, pati emocione të mëdha.Padyshim që u emocionuam. Është figura e madhe e periudhës së demokracisë.Roland Qafoku: Cili është roli në histori i Sali Berishës në histori?Jamarbër Malltezi: Shumë domethënës në proçeset e rëndësishme të këtij vendi. Si një geto e Afrikës në qendër të Europës. Ishte në kufijtë e mjerimit, fshatrat e Tiranës të dukeshin si fshatrat më të thella afrikane. Tranformimi i sotshëm me të asaj kohe, është si nata me ditën. Zoti Berisha, është studiues, mjek. Zoti Berisha ishte i njohur para se të merrej me politikë. Vrau frikën me shkrimet e tij. Kërkonte raportin e intelektualit me të vërtetën. Ishte i vetmi që ngriti zërin që të hiqej neni që vetëm Partia Komuniste ka të drejtë. U angazhua si personazhi më i njohur mes studentëve të’90-ës, një rol të jashtëzakonshëm të proceseve të rëndësishëm të Shqipërisë. Ekonomia e tregut u krijua nga asgjëja, heqja e vizave, rrugët kudo. Tani nuk na duken më çudi.Roland Qafoku: Pas 70 vjetësh që nga koha e kryeministrit Ibrahim Bicaku, Lulzim Basha është kandidati-kryeministër i parë i diplomuar në Perëndim. Çfarë do të thotë kjo për ju?Jamarbër Malltezi: Padyshim. Jo vetëm kryetarin, por edhe anëtarë që janë të dilpomuar në perëndim. Basha nuk është djalë i ri, është 40 vjec, moshë për tu bërë president. Është një politikan i pjekur.Njeri që është rrahur mme politikë. Ka një shkollim të mirë, të kryer në Hollandë, njohuri të mira të ligjit.Ka punuar për Gjykatën e Hagës, ka punuar me projekte që PD krenohet.Është një gjë e mirë, që kemi këtë kryetar partie, i cili dallon dukshëm me pjesën e PS-së. Edi Rama ka mbaruar për pikturë murale.Basha ka një eksperiencë pune të mirë, qoftë si ministër, aktor në trashgiminë e mirë të PD. Edhe koordinatorët, drejtuesit e departamenteve janë shkolluar në perëndim.Roland Qafoku: Duhet të themi se pesha e Sali Berishës në PD si kryetari që bëri historinë e kësaj force për 23 vjet vazhdon të jetë e madhe. Si e balancon kryetari i ri Basha këtë peshë?Jamarbër Malltezi: Zoti Basha është absolutisht kryetari i PD, ai që merr vendimet. Ai mund të krijojë PD e tij. Basha ka një profil ndryshe nga zoti Berisha. Zoti Basha ka krijuar një fizionomi të tij.Roland Qafoku: Cila është cilësia që vlerësoni më shumë të Zotit Basha?Jamarbër Malltezi: Rigjallëroi stukturën e PD dhe anëtarësimet e reja të PD, dixhitailizimin e PD, zgjerimin e këshillit kombëtar.Figura të rëndësishme të Partisë Demokratike kanë hedhur akuza të rënda. Unë do shqetësoja nëse të gjithë në PD do të flisnin në një zë. Për sa i përket kryetarëve të PD , dhanë dorëheqjen dhe nuk pranuan të kandidonin, si zonja Topalli apo zoti Patozi. Në kryesinë e PD, menyra e anëtarësit u bë përmes fituesve të sekretariateve ose përmes garimit të drejtuesve të departamenteve.Roland Qafoku: Përpara kemi zgjedhjet lokale. Si po organizohet PD për këto zgjedhje?Jamarbër Malltezi:S ë pari , harta administrative është një hartë elektorale. E fut vendin në një ngërç. Çështja është e tillë. Zgjedhje vendore do të kesh një herë në katër vite, nëse bën një gafë tani do e mbash për vite me rradhë.Zhvillimi i vendit është afatgjatë. Zgjidhja mund të gjehet në tavolinë. Kur zoti Rama gjen marrëveshjen me trafikanët droge, trafikanët femrash që ka në PS, nuk gjen me një cun të ri të diplomuar jashtë. Çështjet e planifikimit territorial janë bërë gjithmonë me konsensus. U bë një proces pisanjos, ku u angazhuan edhe ca dilpomatë të “shitur”. Disa nga këto diplomatë zunë vendin e opozitës.Roland Qafoku: Keni fakte?Jamarbër Malltezi: Padyshim që kam fakte. Ata që u morën me procesin, që u qartësuan që harta po shkonte në hartë elektorale dhe jo administrative, që zgjidh hallet e qytetarit. Zgjedhjet bëhen për gjithë pushtetin vendor. Ku PD do fitojë binshëm.Roland Qafoku: Ju aspironi për të qënë kandidat për kryetar bashkie për Tiranën?Jamarbër Malltezi: Nuk besoj.Tirana ka kryetarin e saj të bashkisë.Roland Qafoku: Basha do të kandidojë sërisht?Jamarbër Malltezi: Për mendimin tim po.Roland Qafoku: Nuk mendonin se dualizimi i detyrave e dëmton?Jamarbër Malltezi: Mundet. Ne për herë të parë kemi planin zyrtar urbanistik të Tiranës. Tirana nuk ndërtohet sipas qefit. Zoti Rama po jepte leje ndërtimi pallateve 25 katëshe pa plan.Roland Qafoku: Përzgjedhja e kandidatëve, si do të behet?Jamarbër Malltezi: Ecën në dy nivele. Së pari, në strukturat e PD dhe vlerësimi që do të bëjë kryetari i PD-së për personazhin në çdo qytet. Pranë departamentit tonë kemi sjellë nejrezit më të afirmuar.Në çdo qytet do të krijojmë bërthama, një grup njerëzish ekspertë të cilët do dëgjojnë fjalët e qytetarit. Ashtu siç u hartua plani urban i Tiranës, duke pasur publikun si autor. Në çdo rreth do të ketë me dhjetëra figura të shquara.Roland Qafoku: Cili është mendimi juaj aktual për kryetarët e bashkive në qytete?Jamarbër Malltezi: Nuk dëshiroj të flas për gjëra që nuk jam ekpert.Roland Qafoku: A keni ndonjë gjë që ja vlerësoni qeverisë Rama?Jamarbër Malltezi: Po të kujtoja çështjet e Lazaratit, do të më vinte në mënd Serezi që kapet me kamion, luftohen fshatarët por lirohet Konstandini që qëllon.Në këtë qeverisje kemi parë drogë me kamion. Në të gjithë Shqipërinë e veriut në Malësinë e Veirut, ku meret vesht mirë zoti Rama. Atje u prishën edhe helikopterët. Nuk ndahet çështja nga dritëhijet.Përse lirohet Kosntandin Xhuvani? Ti do kapësh fshatarin. Pse do duhej të luftoje drogën gjithandej? Perse u shkarkua nga puna oficieri i policisë që njoftoi se Serenzi ishte shef i drogës?Roland Qafoku: Nuk ka kanabis më atje.. u çlirua ai fshat.Jamarbër Malltezi: Pasi u mbushën kamionët. U lirua fshati. Droga doli me kamion, që i kapi policia në Bari. Suksesi më i madh ishte që nuk kishte viktima. Në rast se ke një problem të lokalizuar, aty si rradhëherë droga nuk të shkonte me mushka por me kamiona.Roland Qafoku: Hidhet poshtë deklarata juaj nga analiza vjetore e policisë për vitin 2014?Jamarbër Malltezi: Që në këtë moment flasim nëse do të kemi shtet ligjor apo shtet policor. Shteti ligjor ëshët aty ku ligji është i pari ndërsa shteti policor është urdhër. Më thuaj një rast që në qerisjen e PD ke kapjen e kamionëve të PD. Akoma më e rëndë është që janë kthyer bandat, tani flitet për laboratorët e kokainës.Po bëhesh qendër për kokainën. Do doja ta kisha lavdëruar prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Çfarë të them për kalanë e Korçës që vazhdon e hedh shtat? Ku dënon pesë ligje dhe dy plane urbanistike?Sarajet e Tiranës në Surrel të Edi Ramës, Orion shpk , janë brënda zonës së parkut dhe nuk mund të jepen lejet e ndërtimit. Brenda parkut ALUZINI nuk mund të legalizojë.Brenda parkut INUK është i detyruar të veprojë pa miratim paraprak. Nuk e di kur është ndërtuar.. fotoja që disponoj është e 2 nëntorit 2014. Këtu kemi prishje të ndërtesave me hipotekë që në kohën e Enver Hoxhës në vitin 1991.Benzi 120 mijë dollarësh është i Gysit të Edi Ramës. Ai që merret me ndarjen e pazareve. Dretoresha e INUK-ut e tha që ne bashkëpunojmë me të gjitha organet ligjzbatuese si dhe zyra e antikorrupsionit në kryeministri.Drejtori i antikorrupsionit, nuk është organi ligjzbatues. Po këtu në vend që policia të arrestonte personin me benz pa targa, u vendos në funksion të tij.Kalaja e Tiranës gëzon statusin monument kulture, i klasit A. Këtu ke dhe ndërhyrje te muri i kalasë. Ky është i njëjti ndërtues, ai që zoti Rama, prishi kinemanë Milenium për ti dhënë pallatin.Roland Qafoku: Përse? Klientelizëm. Përse nuk është ndërhyrë gjatë kohës të PD?Jamarbër Malltezi: Në disa janë ndërhyrë, në disa jo. Në kohën e qeverisjes së PD, kishe ligje. Mund të përmend rastin e Koço Kokëdhimës. Gjatë qeverisjes së PD, Koço Kokëdhima e kishte nivelin vetëm 0.Nga gjykatat e Vlorës mori urdhër pezullimin. Nuk ju prish struktura përdhese. Dy muajt para 2013, zoti Koço i dha zjarr, u trefishua paligjshmëria e tij. Kemi pesë ligje të cilat janë shkelur. Çfarë mund ti thuash një gjynafqari që i prish një dyqan të vogël?Roland Qafoku: Po aksioni i vjedhësit të enegjisë elektrike?Në rast se do të ishte ligji njëlloj për të gjithë, poo. Në Lushnje vari veten Qamil Zela për 30 mij lek të vjetra, ndejti 2 muaj në burg. Ndersa drejtori i OSHE-se në Lushnje me 18 milion lekë vjedhje emërohet drejtor. Aksioni duhet të jetë ligji. Në mënyrë të ngajshme ke rastin e 200 mijë dollarë, të deputetit të Korçës.