Peshmergat zbrapsin militantët e Shtetit Islamik, marrin Kobanin
Forcat kurde kanë zbrapsur militantët e Shtetit Islamik nga qyteti verior sirian Kobani, duke i dhënë fund kështu luftimeve të përgjakshme që nisën katër muaj më parë me ndihmën e forcave ushtarake kurde të Irakut.Sipas informacioneve, Peshmergat kanë marrë kontrollin e zonave periferike të lindjes së Kobanit, pas tërheqjes së xhihaditësve islamikë.Megjithatë, SHBA-të deklaruan se nuk janë gati ta shpallin të përfunduar betejën e gjatë, teksa Kobani është parë si një test i rëndësishëm i koliacionit ndërkombëtar për të luftuar ektremistët në Siri nëpërmjet sulmeve ajrore.Dhjetëra mijëra njerëz u larguan në Turqinë fqinje, pasi Shteti Islamik nisi ofensivën në shtator të 2014 dhe zaptoi rreth 300 fshatra para se të hyjë në qytetin e zotëruar dhe populluar nga kurdët.Si pasojë e luftimeve të ashpra, të paktën 1600 persona, mes tyre 1196 xhihadistë, kanë humbur jetën. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë flamurin e forcave Peshmerga të valvitet perreth Kobanit, teksa meshkuj dhe femra luftëtarë shtrengonin duart për fitoren.Banorët e Kobanit nisën festimet, ndërkohë që zëdhënësi i Peshmergave shkroi në twitter:“ Urime për të gjithë popullin e Kurdistanit dhe të Kobanit”.Çlirimi i qytetit u konfirmua gjithashtu edhe nga kreu i vetëshpalllur i Kobanit Anwar Muslim, i cili tha se i gjithë qyteti është nën kontrollin e kurdëve.Fitorja erdhi pas disa ditësh bombardime të rënda ajrore nga avionët e koalicionit ndërkombëtar. Pentagoni tha se kishte kryer 17 sulme ajrore në 24 orë mes 25 dhe 26 janarit.