Donald Lu takon Çuçin: SHBA angazhim konkret për reformën territoriale

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi u takua sot me Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu.Takimi u përqendrua tek arritjet dhe planet e mëtejshme në kuadër të reformës territoriale dhe luftës kundër korrupsionit. Ministri Çuçi falenderoi Ambasadorin Lu për kontributin që qeveria e SHBA-së ka dhënë përmës USAID-it për realizimin e reformës administrativo-territoriale dhe rolin që ka luajtur si partner kyç në reformën e decentralizimit.Ambasadori Lu vlerësoi se Ministri për Çështjet Vendore ka arritur rezultate të rëndësishme në këtë fushë dhe konfirmoi asistencën teknike për forcimin e konsolidimin e strukturave të qeverisjes vendore dhe përgatitjen e tyre para zgjedhjeve të 21 qershorit.Ministri Bledi Çuçi, njëherësh Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit e njohu Ambasadorin Lu me hapat e ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit dhe qasjen e re për të denoncuar rastet e korrupsionit.Ambasadori Lu shprehu angazhimin e plotë dhe përkrahjen e qeverisë amerikane në luftën kundër korrupsionit deri në nivelet e larta dhe theksoi se qeveria shqiptare mund të jetë një shembull në të ardhmen për të gjithë rajonin.