96 vjet nga vdekja, koha për të hetuar: Kush e helmoi Ismail Qemalin

Si sot 96 vjet me parë, në Perugia te Italise, u nda nga jeta Ismail Qemal Vlora, kryeministri i parë i shtetit shqiptar, pa më të voglin diskutim, shqiptari më i rëndësishëm si dhe shqiptari që ka bërë më shumë për Shqipërinë, pas Gjergj Kastriot Skënderbeut.Ishte themeluesi i shtetit shqiptar dhe mbetet babai i kombit tonë. Një shqiptar i madh që e deshi Shqipërinë kur ajo nuk ekzistonte fare.E deshi Shqipërinë kur sulltani i ofroi disa poste ministrore në Turqi, por ai i refuzoi të gjitha me përgjigjen: Më thërret gjaku i të pareve. Dhe ç’bëri? : Shpalli pavaresinë e një vendi, fqinjët e të cilit donin ta copëtonin si një lopë, ndërsa fuqitë e mëdha nuk dinin kujt tia prishnin e kujt tia ndreqnin.[caption id="attachment_455366" align="alignright" width="640"]Në foto: Gazeta e Perugias qe njofton vdekjen e kryeministrit te pare te shtetit shqiptar. Në foto: Gazeta e Perugias qe njofton vdekjen e kryeministrit te pare te shtetit shqiptar.[/caption]Por falë asaj që bëri Ismail Vlora, Shqipëria u njoh si shtet dhe sot e kësaj dite mbetet unikal amaneti më i famshëm dhe më i rëndësishëm në histori që Ismail Vlora u la 10 fëmijëve të tij: Bijtë dhe bijat e mia, nuk po ju lë pasuri. Por ajo që po ju lë është një shtet dhe një atdhe.Të rrojë Shqipëria! Dhe profecia e tij u plotesua: Shqiperia rrojti dhe u zhvillua, por me te vetmin ndryshim nga ai qe deshi Ismail beu: Politikanet e sotëm i kanë marrë dhe i marrin Shqipërisë për tu lënë pasuri fëmijëve të tyre, ndryshe nga Ismail Vlora që nga pasuria e vet i dha Shqipërisë.[caption id="attachment_455367" align="alignright" width="300"]Në foto: Fotografi e hotel Brufani ne Perugia ku vdiq Ismail Qemal Vlora, nga nje helmim ne ushqimet qe dyshohet ta kene bere kundershtaret politike brenda dhe jashte Shqiperise. Në foto: Fotografi e hotel Brufani ne Perugia ku vdiq Ismail Qemal Vlora, nga nje helmim ne ushqimet qe dyshohet ta kene bere kundershtaret politike brenda dhe jashte Shqiperise.[/caption]Dhe në fund, ai u bë deshmori i parë i shtetit shqiptar. Une personalisht e kam shprehur edhe në dokumentarin që kam realizuar ne 100 vjetorin e pavarësisë: Ismail Qemal Vlora ka vdekur si pasojë e një helmimi në ushqim nga kundërshtarët politikë shqiptare dhe të huaj.Nëse një ditë shteti shqiptar do investohet për të kryer një hetim special me analiza, padyshim vdekja e tij do jetë skandali më i madh dhe ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në historinë e Shqipërisë. Nderim per burrin e shtetit me te madh qe ka nxjerr shteti shqiptar.[caption id="attachment_455369" align="alignright" width="640"]10728728_10204653435489506_903948959_n Në foto: Portret i rralle i Ismail Qemal Vlores.[/caption]