80 mln euro dëmi në buxhet, KLSH kallëzoi 149 punonjës në Prokurori

Për të dytin vit radhazi, kreu Kontrollit të lartë të shtetit ka zgjedhur Vlorën për të bërë analizën vjetore të këtij institucioni. Gjatë analizës, kreu Leskaj ka theksuar se për vitin 2014, dëmi në buxhetin e shtetit, zbuluar nga KLSH është 80 milionë euro.Vlorë- 80 milion euro dëm ekonomik ndaj buxhetit te shtetit ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit përgjate vitit 2014.Në analizën vjetore të zhvilluar në ambjentet e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj bëri të ditur se janë kallezuar në prokurori 149 nëpunes të larte dhe të mesëm të administratës.KLSH vjen me një sërë propozimesh përsa i përket qendrueshmërisë së financave publike, situatës makroekonomike, uljen e borxhit apo përdorimit të të ardhurave nga privatizimi.Sakaq në 96-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemal bej Vlorës, Bujar Leskaj si qytetar vlonjat, i ka bërë një dhuratë Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, bocetin e Kryeministrit të parë të Shqipërisë, i ulur në tavolinën e tij të punës, në momentin e firmosjes së Aktit të Pavarësisë.Leskaj shtoi se një nisëm tjetër e qytetarëve vlonjatë do të konkretizohet në Prishtinë, ku në një nga sheshet e kryeqytetit kosovar do të vendoset përmendorja e Ismail Qemalit, ndërsa në Vlorë, do të vendoset ajo e patritotit Hasan Prishtina.