Tahiri e shkarkoi gjykata riktheu në detyrë Erzen Breçanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2015, 17:58
Gjykata Administrative, ka rikthyer në strukturat e Policisë së Shtetit, ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranes, Erzen Breçani.Vendimi i trupës gjykuese është i formës së prerë, ku u vendos shfuqizimin e urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për lirimin e tij nga detyra, duke e rikthyer Breçanin, në strukturat e Policisë së Shtetit me gradën e drejtuesit dhe pagimin e të gjitha detyrimeve financiare që nga momenti i lirimit nga detyra.I kontaktuar nga Ora News, Breçani e mirpret vendimin e Gjykatës, duke theksuar se do të pranojë çdo pozicion në Policinë e Shtetit, në bazë të gradës së tij si drejtues, duke shërbyer me devotshmëri dhe korrektesë.Ministri Tahiri firmosi shkarkimin e "armikut" të tij në shtator të 2013