Ditë kaosi në Prishtinë.Plumba gome e gaz lotsjellës drejt protestuesve. 56 policë të lënduar

Prishtina u shndërrua të martën, 27 janar 2015, në zonë përplasjesh të rrepta ndërmjet njësiteve speciale të Policisë së Kosovës dhe protestuesve. Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë njoftuar se rreth 80 persona kanë kërkuar ndihmë emergjente."Rreth 50 prej tyre janë pjesëtarë policie", ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.Forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumba gome, sipas njoftimeve të policisë, për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin qendror të kryeqytetit, kurse protestuesit janë parë duke hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë.Njësite speciale të policisë kanë qenë të vendosura në pothuajse të gjitha rrugët sporadike që çojnë drejt sheshit qendror në Prishtinë. Numri i të ndaluarve nga autoritetet e rendit thuhet të jetë 120, edhe pse nga policia u deklarohen 31 të tillë.Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni konfirmoi se 56 policë janë të lënduar, dy prej tyre më rëndë, kurse 31 protestues janë arrestuar, porse ky nuk është numri definitiv, meqë po vazhdojnë arrestimet.Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe kryeprokurori Sylë Hoxha gjatë një konference të jashtëzakonshme, thanë se kishin kërkuar takim me organizatorët e protestës, por ata refuzuan.Kreu i Policisë së Kosovës, ndërkohë, gjatë konferencës së shtypit konfirmoi se janë përdorur edhe plumba gome gjatë përleshjes së sotshme me protestuesit.Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha tha se të gjithë ata që kanë shkelur rendin dhe ligjin do të ndiqen penalisht pa përjashtuar askënd. Në mesin e tyre ishte edhe Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila ka organizuar protestën e sotme. Zoti Ahmeti u lirua ndërkohë.Policia e Kosovës u ka bërë "thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve".Protesta kishte nisi në orën 12:00, e thirrur nga nga partitë politike në opozitë, në kërkim të shkarkimit të ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, dhe shpalljes së kombinatit metalurgjik “Trepça” si ndërmarrje e veçantë publike.Përreth qeverisë ishin vendosur rrethojat dhe forcat e rendit. Protestuesit po kërkonin që në fillim të nisjes së protestës heqjen e rrethojave për të mundësuar, siç thanë, të drejtën për të protestuar."Sheshi është i yni, jo i qeverisë", "Trepça është e jona", "Jabllanoviç jashtë", "Hiqni barrikadat", "Poshtë Qeveria", ishin vetëm disa nga thirrjet e protestuesve.Cfare ndodhi minute pas minuteOra 17: 00  Kryeministri Mustafa dhe zv/ kryeministri Thaçi konferencë të jashtëzakonshme.Ora 16: 27 Besa Shahini për Ora News thotë se protesta paqësore tashmë ka dalë jashtë kontrollitOra 16:20 Jahjaga thirrje protestuesve të shpërndahen: Ndalni përplasjet me policinëOra 15: 51 Plumba gome drejt protestuesve "Policia e Kosovës, ka vendosur dy autoblinda në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, saktësisht në kryqëzimin e rrugës "Xhorxh Bush", për t’i ndalur protestuesit. Po ashtu raportohet se Policia e Kosovës ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe unë për t’i larguar protestuesit nga Sheshet e kryeqytetit" shkruan Zëri.6_7098Ora 15: 37   Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë se deri tani janë lënduar mbi 20 zyrtarë policorë, si dhe janë arrestuar mbi 27 protestues.“Ne kemi informacione se janë të lënduar mbi 20 zyrtarë policorë. Kurse të arrestuar si protestues janë mbi 27 të tillë. Këto informacione janë të orës 15:00, ato edhe mund të kenë ndryshuar”, ka thënë Kelani.Ora 15: 30 Qeveria e Kosovës: E papranueshme gjuha kërcënuese, thirrje për qetësiOra 15:10 Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ishte në mesin e personave të arrestuar por më pas ai është lënë i lirëEKSKLUZIVE | Momenti kur arrestohet Shpend Ahmeti by GazetaExpressTV shpend ahmeti Ora 14:50 Protestuesit kanë nisur të hedhin në masë të madhe bomba  molotovi në drejtim të policisë së Kosovës.Ora 14:34 Gazeta kosovare Ekspress raporton se mbi 40 policë janë plagosur nga përleshjet me protestuesit.Ora 14: 21 Lirohet nga rrethimi kreu i Vetevendosjes Albin Kurti, i cili i është bashkuar sërish protestës.Ora 14:17 Lëndohen disa policë dhe disa protestuesOra 14:04 Policia e Kosovës ka nisur shpërndarjen e protestuesve me një cisternë uji.Ora 14: 00 Policia e Kosovës ka rrethuar   edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një kthinë tek hoteli “Swiss” në qendër të Prishtinës, përkatësisht rruga “Opoja”.albin kurtinAi është rrethuar nga forca të mëdha policore, por në mesin e tyre shihen edhe persona tjerë civilë që besohet se janë protestues dhe aktivistë të VV-së.Ora 13:45 Policia ndërhyn sërish për të zbrapsur protestuesitprotesta prapOra 13:39 Protestuesit qëllojnë me gurë në drejtim të policisëgjuajtje me gureOra 13: 32 KTV raporton se Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend, Visar Ymeri, ka pësuar lëndime të rënda në protestë dhe për pasojë është dërguar me autoambulancë për në QKUK.visar ymeriOra 13: 28 Deri më tani,  dy protestues janë paraqitur në spital që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e përleshjeve që ndodhën në protestën që po ndodh.plagposje13:25: Polica përparon më tej, shtyn protestuesitOra 13:20 Policia e Kosovës largon protestuesit nga Sheshi "Skënderbeu" në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”me gaz lotsjellës.miri miri 2protestatrOra 12:45 Pas ultimatumit të Vetëvendosjes për të hequr barikadat, protestuesit kanë sulmuar në drejtim të policisë.Ata kanë nisur të hedhin sende në drejtim të forcave të rendit që janë pozicionuar para ndërtesës së qeverisë, ndërsa këta të fundit nuk kanë ndërhyrë.Protestuesit kanë thyer një pjesë të barrikadës, mirëpo, menjëherë policia ka ndërhyrë për të bllokuar qasjen e tyre.

Ora 12: 40 Nëna e një dëshmori falënderon pjesëmarrësit në protestë

Sanije Berisha, nëna e një dëshmori nga Gjakova, ka folur në emër të organizatës “Thirrjet e Nënave”, duke thënë se i vjen mirë që ka kaq shumë nëna dhe pjesëmarrës tjerë në këtë protestë kundër fjalëve të Jabllanoviçit.

Ora 12: 30 Koha. net raporton se Vetëvendosje i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i heq rrethojat për 15 minuta dhe të futet brenda grilave të objektit të Qeverisë pasi, siç tha Dardan Molliqaj, protesta do të jetë e qetë.Ora 12:00 Protestuesit po marshojnë me thirrje të ndryshme, si: "UÇK", "Trepça", "Mitrovica", "Isën e japim, Trepçën s'e Japim", etj..Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë, në Sheshin “Skënderbeu”, për të protestuar për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe në mbrojtje të “Trepçës”.protesta 2albin kurtiLideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të shtunën i dha afat kryeministrit Mustafa që nëse deri të hënën në orën 16:00 nuk plotësohen kërkesat e tyre  për shkarkimin e Jabllanoviçit i cili fyeu  nënat gjakovare dhe nëse “Trepça” nuk futet në ligjin për ndërmarrjet publike, protestat do të vazhdojnë.