Cilësia e karburanteve, Inspektoriati Teknik nis monitorimin për standardin

Inspektoriati Qëndror Teknik vijon punën në terren për të mbledhur mostra të karburantëve dhe për të bërë analiza të tyre. Qëllimi është për të parë se çfarë karburanti ne blejmë. Për subjektet të cilat rezultojnë problematikë do të ketë masa administriative të cilat çojnë drejt pezullimit të liçencës. Nga analizat e bëra paraprakisht nga 5000 mostra, 200 prej tyre kanë rezultuar jashtë standardit.Tiranë- Çfarë karburanti blejmë dhe sa cilësor është ai?Kjo është pyetja që drejtuesit e automjeteve bëjnë vazhdimisht, një pjesë e ankesave të së cilëve janë marrë nga Inspektoriati Qëndror Teknik.Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeve, IQT me ekspertët në terren po merr kampione në disa pika karburanti të tregëtimit me pakic ë për të bërë një sërë analizash.Drejtuesja e Inpektoriatit Ejana Xhixha thotë se nga të dhënat paraprake rezulton se nga 5000 mostra, 200 prej tyre janë jashtë standandrade. Në raste të tilla Inspektoriati vepron me gjoba që variojnë nga 100.000 lekë deri në 2 milion lek dhe masa më ekspreme është ajo e pezullimit të liçencës.Mbledhja e mostrave do të vijonë në të gjithë vendin. Qytetarët disa ditë më parë u njohën me një listë karburantesh të cilat rezultuan me probleme në cilësi, probleme teknike apo dokumentacioni.Ndërsa ekspertët do vijojnë të jenë në terren për tu siguruar që çdo pikë karburanti kalon në këtë proçes matjeje.