Dekriminalizimi, Propozimi i Manjanit: Duhet “ç'komercializim” i politikës

Në mesin e debatit për dekriminalizimin e Kuvendit, nënkryetari I LSI, Ylli Manjani kërkon çkomercializimin e mjedisit politik. Në studion e Ora News, Manjani tha se aktualisht lufta ndaj konfliktit të interesit në politikë është një farsë.Ylli Manjani: “Ne kemi një nen në kushtetutë që e ndalon përfaqësuesin politik në parlament që të merret me biznes, nuk mund të jesh veprimtar i organeve drejtuese të asnjë shoqërie tregtare. Fakt është që nuk funksionon kështu, është një farëse e madhe sepse ai apo ajo që ka investuar gjithë pasurinë apo gjithë jetën në një biznes të caktuar nuk mundet që krejt pa pritur të lërë të gjitha.Ky është një problem që duhet të merremi me të. Nëse do kishte fjalë me vend për të thënë në këtë rast duhet të ishte jo dekriminalizim, por “çkomercializim” i mjedisit politik, në mënyrë të veçantë i atyre që vendosin të merren me politike.Diskutimi është moral, diskutimi është politik dhe ka një arsye tjetër që është praktike. Unë nuk besoj se te këta njerëz të cilët bajnë kalime të kësaj natyre nga biznesi hyjnë në politikë dhe anasjelltas i sjellin vota politikës, se zakonisht kjo justifikohet në emër të votës. Unë nuk besoj se këto sjellin vota, nuk kam besuar te kjo teori, kjo është një fyerje mendoj unë për votuesit. Kjo është një lojë që ka nisur dhe është një lojë që nëse një palë tërhiqet është e sigurt që pala tjetër fiton”Dekriminalizimi tek “Të Paekspozuarit”, Ngjela: Ligji do dështojë