Marrëveshja e Ohrit, Tirana dhe Shkupi ndajnë qëndrime të ndryshme

Për Maqedoninë, Marrëveshja e Ohrit, është themeli i bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve.Por respektimi i saj, që është konsideruar edhe si një kusht për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë, ndan qartazi në qendrime Tiranën dhe Shkupin zyrtar.Në konferencën e përbashkët për shtyp, numri një i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, kërkon zbatimin e marrëveshjes, teksa homologu Nikola Poposki flet për diskriminim pozitiv të etnive në Maqedoni.Bushati: “Ne inkurajojmë Maqedoninë për të ecur përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, çka do të garantonte një bashkë ekzistencë më harmonike ndërmjet etnive në Maqedoni dhe besojmë fuqishëm se do t’i shërbente më tej stabilitetit rajonal dhe perspektivës së rajonit. Natyrisht Shqipëria është një mbështetëse e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, në frymën e konkluzioneve të Samitit të Uellsit. Gjithashtu do të dëshironim që Maqedonia të ishte dhe në tryezën e bisedimeve për anëtarësim, sepse avancimi i fqinjit është, në një mënyrë a në një tjetër, model inspirimi për të tjerët dhe gjithashtu do të dëshironim dhe po punojmë që, nga Berlini në Konferencën e Vjenës, vendet e rajonit të paraqiten me projekte të përbashkëta, të cilat do të stimulojnë më qartë perspektivën tonë të përbashkët evropiane”.Poposki:"Republika e Maqedonisë ka një traditë shumë të mirë përsa i takon diskriminimit pozitiv të të gjitha komuniteteve etnike në të gjitha aspektet. Republika e Maqedonisë ka një rol shumë të rëndësishëm në afirmimin e gjuhës dhe gjitha tipareve të tjera të rëndësishme në kulturen maqedonase. Maqedonia i plotëson të gjitha stnadadet e duhura për trajtimin e komuniteteve etnike. Mendoj se kjo ëshë pjesë e kulturës dhe traditës dhe është një çështje që nuk flitet vetëm për një moment, por për në vazhdimësi".Një tjetër çështje që krijoi tension ne marrëdheniet ms vendeve, ishte devijimi i lumit Radika. Poposki garantoi se nuk do të realizohet asnjë projekt që dëmton Shqipërinë.Poposki:" Vleresimi kryesor i ketij projekti te financuar nga institucionet nderkombetare është ai i ndikimit ne mjedis. Momentalisht ndodhemi ne hapat e fundit te perfundimit te raportit sa i takon ndikimit në mjedis. PrincipI bazë është që nese konkluzionet janë pozitive, do të vijohet me projektin, nëse ka ndikim negativ atëherë, jo. Çdo vlerësim do të merret nga institucionet ndërkombëtare. Çdo spekullim tjetër do të ishte i gabuar”.Dy homologët, ndanë qëndrimet e tyre edhe për fitoren e Syriza-s në Greqi.Bushati: “Së pari, do të doja të përgëzoja fituesin e zgjedhjeve në Greqi, Alexis Tsipiras, dhe t’i uroja shumë suksese në një sipërmarrje goxha të vështirë, në rast se kemi parasysh mbështetjen e madhe popullore që gëzon, pritshmëritë e mëdha dhe vështirësitë me të cilat përballet ekonomia greke, të cilat kanë impakt edhe për vendet e rajonit por edhe për hapësirën e eurozonës. Pavarësisht rolit të kufizuar që kanë presidencat, dëshiroj të përsëris simbolikën e ngjarjeve dhe shpreh bindjen e qeverisë shqiptare që çështjet të cilat kanë qëlluar për t’u trajtuar me qeverinë greke do të vazhdojnë të trajtohen nga ana jonë, sepse kemi një vullnet të qartë politik për t’i adresuar. Adresimi i tyre besojmë se ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, por besoj që do të jetë kenë një ndikim pozitiv edhe në klimën e bashkëpunimit rajonal dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian”.Poposki: "Dëshirojme të ketë nje dialog intensiv dhe nje afrim mes vendeve tona ne Ballkan, përfshire edhe Greqinë. Kemi kaluar shumë që nga koha kur u shfaq problemi i emrit dhe kjo çeshtje ende nuk është tejkaluar. Nuk dua të spekulloj per trajtimin e kësaj çështje në të ardhmen nga qeveria greke, siç nuk dua të spekuloj me ndonjë qëndrim që mund të mbaje ndonjë politikan ne lidhje me këtë çështje".