Ndërtimi i pallatit, Drejtoresha e "Zyber Hallullit": Rrezikohen fëmijët

Nisja e ndërtimit të një pallati 11 katësh në rrugën e Elbasanit ka sjelle edhe reagimin e drejtueses së shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.Drejtoresha, Zhaneta Beqiri, kundërshtoi dhënien e lejes nga Bashkia e Tiranës për këtë ndërtim me arsyetimin se fëmijët janë në rrezik.Sipas saj, punimet janë kërcënim po ashtu edhe pamundësia për të qendruar në ambjetet e jashtme të institucionit.“Jemi të revoltuar për këtë batërdi ndërtimore që po kryhet ngjitur me shtëpinë tonë nga Bashkia e Tiranës, e cila na kishte premtuar më shumë hapësira të gjelbërta dhe parqe dhe në vend të tyre po ndërton pallat shumëkatësh. E kujtojmë kryebashkiakun e Tiranës për premtimet e pambajtura.Ky është një ndërtim që po kryhet ngjitur me murin rrethues. Siguri do të thotë qetësi të fëmijëve, hapësira të gjelbërta për të luajtur dhe nuk do të thotë shumë zhurmë, tulla, pluhur ngjitur me këtë shtëpi të madhe. Kjo prek të gjithë sigurinë de mirëqënien e këtyre fëmijëve brenda ambienteve të shtëpisë së tyre”tha ajo.