Ekuador, Rafael Correa fiton mandat të tretë si President
Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, është rizgjedhur për nje mandat të tretë si president i vendit me më shumë se 50% të votave dhe duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Correa bëri thirrje për "katër vite të tjera revolucioni".I zgjedhur si President për herë të parë në vitin 2007, lideri socialist konsiderohet se ka sjellë stabilitet politik në një komb që ka vuajtur dekada të tëra në protestë dhe kaos, por kritikët e tij e akuzojnë se e ka bërë këtë gjë me anë të diktaturës.49-vjeçari akuzohet se ka implementuar politika që kanë shërbyer në forcimin e pushtetit të tij dhe në ndikimin mbi kundërshtarët politikë dhe mediat private."Revolucioni i qytetarëve", siç e quan Correa, e ka bërë të dashur tek ekuadorianët e thjeshtë dhe me anë të tij ka fituar shumë aleatë të majtë nga vendet e tjera amerikano-latine.