Protesta në 16 qytete të Spanjës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 08:35
Protesta të mëdha janë mbajtur të dielën në 16 qytete spanjolle për të kundërshtuar planet për privatizimin e pjesshëm të sistemit të kujdesit shëndetësor.Mjekët, infermieret dhe punënjësit e sistemit shëndetësor marshuan në Madrid dhe Barcelonë, shumica prej tyre ishin veshur me përparset e bardha.Kujdesi shëndetësor dhe arsimi administrohen nga 17 rajonet gjysmë-autonome të Spanjës.Disa rajone të zhytura në borxhe, si Madridi, kanë njoftuar privatizimin e pjesshëm të disa shërbimeve mjekësore.Qeveria e kryeministrit Mariano Rajoy ka shkurtuar shpenzimet shëndetësore për shtatë miliardë euro në vit, si pjesë e një fushate për të ruajtur rreth 150 miliardë euro deri në 2014.