Sulm në Pakistan, 5 të vdekur

Militantët e maskuar si policë kanë sulmuar një ndërtesë të zyrtarëve qeveritarë në Peshavar, duke lënë të vdekur pesë persona.Autoritetet thanë se të paktën katër militantë kanë sulmuar Zyrën e Agjentit Politik në Khyber ndërsa një person ka hedhur veten në erë afër hyrjes së ndërtesës.Një takim mes zyrtarëve dhe liderëve fisnorë po mbahej në kohën kur ndodhi sulmi, por raportet thonë se në atë kohë, në ndërtesë po hynte një furgon që transportonte të burgosur pasi në ndërtesë ka edhe një qendër paraburgimi.Zyrtarët thonë se katër nga pesë të vrarët ishin ushtarë, ndërsatë paktën shtatë persona të tjerë janë plagosur rëndë në sulm.