Rritet bilanci i viktimave në Pakistan, 81 të vrarë nga sulmi me bombë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2013, 08:47
Shkon në 81 numri i të vrarëve nga një sulm me bombë në jugperëndim të Pakistanit.Ngjarja ka ndodhur të shtunën në një treg të provincës Baluçistan. Autoritetet thonë se shumica e viktimave janë shiitë. Ato po ashtu flasin për më shumë se 160 njerëz të plagosur.Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi sunit Lashkar-e-Jhangvi. Shiitët kanë qenë në vazhdimësi shënjestër e grupeve militante, të cilat i shohin ata si jomyslimanë.