Nigeri, rrëmbehen 7 punëtorë të huaj nga militantët islamikë

Shtatë punëtorë të huaj janë rrëmbyer dhe një roje sigurie u qëllua për vdekje nga persona të armatosur, të cilët sulmuan sheshin e një kompanie ndërtimi në veri të Nigerisë.Lajmi është bërë i ditur nga BBC-ja e cila thekson se njëri prej punëtorëve të rrëmbyer ishte italian, njëri ishte grek dhe dy të tjerë libanezë.Grupi militant islamik, “Boko Haram”, që ka organizuar një seri sulmesh në veri të Nigerisë ka pranuar rrëmbimin e tyre.Rrëmbimi i të huajve dhe nigerianëve të pasur është e gjë e zakonshme në rajonet e pasura me naftë në dhe është bërë një tregti fitimprurëse për kriminelët.Punëtorët e naftës dhe shtetas të tjerë të huaj janë në shënjestër shpesh, për shkak se kompanitë paguajnë shume për të siguruar lirimin e punonjësve të tyre.