Rregulla globale taksash për korporatat

Ministrat e Financave të Gjermanisë, Britanisë dhe Francës bëjnë thirrje një për disa rregulla globale taksash për të shmangur evazionin fiskal të korporatave të mëdha.Nevoja për disa rregulla globale në këtë sektor është parashtruar fillimisht nga Franca e mbështetur më pas nga Gjermania. Propozimi synon të shmangë atë që njihet si shmangie ndaj taksave të korporatave me shtrirje globale. Këto korporata kanë prirje të zhvendosin kapitalet e tyre drejt vendeve me lehtësira fiskale.Me këtë propozim Franca, Gjermania dhe Britania synojnë të shmangin apo të zvogëlojnë sado pak “emigrimin” e këtyre korporatave për shkak të krizës financiare.Londra, Parisi dhe Berlini do të kërkojnë mbështetjen e udhëheqësve të tjerë botërore në samitin e G20 që mbahet në Moskë. Në qendër të diskutimeve të samitit do të jetë rimëkëmbja ekonomike globale, ndërkohë që raportet konfidenciale thonë se G20 nuk do të qortojë Japoninë për zhvlerësimin e monedhës së saj.