Armenia zgjedh presidentin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 07:35
Armenët votojnë në zgjedhjet e pesta presidenciale, që nga pavarësia e tyre.Me gjithë se përballet me 6 kundërkandidatë, presidenti në detyrë Serzh Sarkisian, sipas të gjitha anketave, duket se do të marrë 70 për qind të votave.Zgjedhjet pasojnë një fushatë, e cila u përcoll me tensione ndërsa u tentua të vritet edhe njëri nga kandidatët për president.Në vitin 2008, dhjetë persona u vranë në përleshjet mes policisë dhe protestuesve, pasi Sarkisian u shpall fitues.