Rikthehet Hugo Chavez, poston në twitter pa dhënë afate kohore

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez është kthyer në vend pas marrjes së trajtimit për kancerin në Kubë.Në tre mesazhet e postuara në rrjetin social Twitter, Hugo Chavez ka lajmeruar për kthimin e tij, duke falenderuar Presidentin Kuban dhe ish-udhëheqësin Raul dhe Fidel Castro.Chavez gjithashtu falënderoi venezuelianët për mbështetjen e tyre dhe tha se do të vazhdojë trajtimin në shtëpi e tij në Venezuelë.58-vjecari ka qenë President për 14 vjet dhe u rizgjodh për një mandat tjetër gjashtë-vjeçar në tetor 2012, por ceremonia e betimit u shty për shkak të sëmundjes së tij.Chavez shkoi në Havanë për kirurgji më 11 dhjetor, operacioni i tij i katërt në një periudhë 18-mujore për kancerin e diagnostikuar në mesin e vitit 2011.Javën e kaluar janë publikuar nga qeveria e Venezueles imazhet e para të bëra nga operacioni.Ai ishte fotografuar duke qeshur në shtrat, duke lexuar një gazetë prane dy vajzave te tij.Chavez njoftoi kthimin e tij në Venezuelë pasuesve të tij prej 3.9 milionë në rrjetin social Twitter.E ndërsa mesazhi i tij ka qënë i shkurter pa asnje detaj se kur ose pse u kthye apo nëse do të marrë së shpejti detyrat e tij si President.