Kerry e Lavrov diskutojnë për krizën në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 07:45
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov kanë diskutuar për krizën në Siri dhe në Korenë Veriore.Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se të dy kryediplomatët kanë folur me telefon për 30 minuta. Lidhur me Sirinë, Uashingtoni dhe Moska kanë mendime të ndryshme, ku Rusia mbështet presidentin Bashar al-Assad dhe Uashingtoni kërkon dorëheqjen e menjëhershme të tij.Një panel i OKB-së do të publikoj sot një raport mbi stutatën më të re të të drejtave të njeriut në Siri.Pak ditë më parë, Kerry tha se shifra e të vdekurve nga konflikti atje, mund të jetë 90 mijë persona.Mbi Korënë e Veriut, të dy diplomatët janë pajtuar se duhet një bashkëpunim më i afërt për të dhënë “një përgjigje të shpejtë” pas provës së tretë bërthamore të Phenianit, me të cilën shkeli rezolutat e OKB-së.