Del Ponte kërkon hetime për krime lufte në Siri

Hetuesja e Kombeve të Bashkuara Carla del Ponte tha se “është koha” që Gjykata Ndërkombëtarë për Krime të nisë hetimet për krimet e luftës në Siri.Ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, që tani është anëtare e një komisioni hetues të OKB-së në konfliktin e Sirisë, ka kërkuar hetime për krime lufte në Siri.Ajo i bëri këto komente, disa orë pasi që komisioni publikoi një raport mbi situatën në Siri, pothuajse dy vjet pas konfliktit.Raporti 131 faqesh theskon se edhe forcat qeveritare edhe kryengritësit e armatosur kanë kryer krime lufte, si vrasje e tortura.Në muajin e ardhshëm, komisioni planifikon që të dërgojë një listë konfidenciale të të dyshuarve në Zyrën për të Drejtat e njeriut në OKB.Sipas vlerësimeve të OKB-së, nga luftimet kanë vdekur rreth 70 mijë persona.