BE diskuton për situatën në Siri dhe Malin
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka thënë se Siria do të jetë në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.Ajo ka paralajmëruar marrëveshje për të sjellë masa kufizuese ndaj Sirisë.“Në diskutimet e sotme nuk do të jetë embargoja e armëve ndaj Sirisë. Sot, shtetet anëtare do të kenë mundësinë që të zhvillojnë një diskutim politik mbi Sirinë, përfshirë edhe dhënien e një sigurie për të mbështetur popullatën civile”, u shpreh Ashton.Por, sekretari i Jashtëm britanik , William Hague, ka theksuar se do të diskutohet edhe embargoja e armëve.“Mendojmë se është gjithashtu e rëndësishme që të flasim për sanksione dhe embargon e armëve, të ndryshojmë embargon e armëve, në mënyrë që të ofrojmë një mbështetje më të gjerë për koalicionin opozitar sirian”, u shpreh Hague.Ai ka thënë se është e rëndësishme që koalicioni opozitar ta kuptojë se e ka mbështetjen nga BE-ja.OKB thotë se që nga fillimi i konfliktit në mars të vitti të kaluar, në Siri janë vrarë më shumë se 60 mijë persona.Lidhur me vazhdimin e operacionit ushtarak në Mali, ministrat pritej të fillonin një mision për trainimin e ushtrisë së këtij vendi afrikan.Trupat franceze dhe afrikane po përpiqen të marrin kontrollin e pjesës veriore të vendit nga radikalët islamikë dhe grupe të tjera kryengritëse.Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se instruktorët ushtarakë do të dërgohen përpara fundit të marsit dhe se trainimi do të fillojë në prill.Ky mision ka si synim të ndihmojë qeverinë e Malit të ruajë kontrollin e e vendit pas çrrënjosjes së kryengritësve.Pjestarët e parë të misionit, rreth 70 vetë, kanë arritur tashmë në Mali në mënyrë që të fillojnë punën si këshilltarë menjëherë pas marrjes së vendimit.