Situata humanitare në Siri, katastrofike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2013, 14:45
Kryqi i Kuq ka ka deklaruar se situata humanitare në Siri është katastrofike.Një zyrtar i lartë i organizatës, Pierre Kraehenbuehl, ka thënë se po punohet me të dyja palët të përfshira në konflikt, për t’iu siguruar ndihma njerëzve në nevojë.Në një tjetër zhvillim, kryengritësit rebelë kanë thënë se kanë marrë kontrollin e një baze ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar të Alepos.Aktivistët po ashtu bëjnë të ditur se tanket e regjimit kanë bombarduar provincën Idlib, duke vrarë të paktën 11 persona.Konflikti, pothuajse dyvjeçar, në Siri ka lënë afro 70,000 njerëz të vrarë, në bazë të të dhënave nga Kombet e Bashkuara.Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm protestuesit që kërkojnë reforma demokratike në vend.