Debate te “Shëndetësia” për specializimet, Deda: Mashtroni; Nikolla: E keqardhur

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka hedhur poshtë pretendimet e studentëve të mjekësisë për parregullësi në proçesin e specializimeve.Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Ministrja Nikolla dhe Beqaj i Shëndetësisë thanë se deri tani janë paraqitur vetëm 46 ankimime nga studentët, pra rreth 5% në totalin e procesit.Tirane- Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë është kthyer në një arenë debati pas akuzave të deputetes demokrate Albina Deda ndaj Ministrave Beqja e Nikolla.Albina Deda: “ Mashtroni për të kaluar seancën dhe thoni që kemi një Udhëzim, pse nuk e ke sjellë Udhëzimin, ndryshimin e Udhëzimit?”Lindita Nikolla: “ E keqardhur që një zonjë në një auditor të tillë i drejtohet një zonje pa etikë. Ju bëj me dije që Komisioni i Vlerësimit ka bërë një punë shumë të mirë për të korrigjuar gjithçka që ka ardhur për shkak të gabimeve njerëzore apo për shkak të proçedurave që pranohen edhe teorikisht, por edhe për shkak të verifikimit të çdo ankimimi që ka ardhur nga specializantët. Në fakt shifra e të gjithë ankimimeve që vinë nga specializantët në totalin e tyre është rreth 46”.Në mbledhjen e Komisionit e pranishme ishte edhe Enkeleda Kazazi, një prej studenteve që mori mbi 850 pike në konkurs, por që nuk është fituese në listën e specializimeve.Enkeleda Kazazi: “ Unë dhe gjithë ne mjekët me atë numër 850 pikësh duam qëllimin tuaj të mirë për rishpërndarjen e kuotave të trojeve, edhe nëqoftëse do e shihnit të arsyeshme të bëheshin shtesa”.Diskutimet Komisionit parlamentar të Shëndetësisë i mbledhur pas peticionit të studentëve për parregullsi në konkursin e specializimeve, u përqendrua në përmirësimin e proçedurës, e cila do të rinisë të kryhet në shtator për konkursin pasardhës.Dalja e listës përfundimtare e specializimeve në Universitetin e Mjekësisë me13 janar 2015 u prit me reagime dhe protesta nga studentët e mjekësisë. Sipas tyre janë bërë një sërë parregullësish.Abuzimet, sipas studentëve kanë ndodhur që në konkurim, në kriteret e pranimit dhe lista është ndryshuara nga ajo paraprake tek përfundimtarja duke bërë që shumë studentë të mos rezultojnë fitues në këtë listë.