Trukimet në ndeshjen Flamurtari- Teuta, nisin hetimet kryesisht
Prokuroria e qytetit të Vlorës ka nisur hetimin në lidhje me ndeshjen e cila dyshohet si e trukuar mes Flamurtarit dhe Teutës. Duke u bazuar tek neni 197/A/2 i Kodit Penal ku flitet për paracktimin e ndeshjeve, prokuroria është vënë tashmë në kërkim të provave të cilat mund të zbulojnë nëse vërtet ky takim ka elementë trukimi apo tolerimi.Prokuroria i ka kërkuar tashmë drejtuesve të stadiumit të Flamurtarit të gjitha pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë, dhe nuk përjashtohen edhe seancat dëgjimore ku mund të përfshihen lojtarë e drejtues të të dyja skuadraveKujtojmë që të parët të cilët kërkuan të hetohej ky takim ishin vetë drejtuesit e Flamurtarit, duke kërcënuar edhe me bojkot nëse nuk merren masa ndaj një fenomeni të tillë.Ndeshja Flamurtari – Teuta e cila u mbyll me rezultatin 2-1.Por një ditë më pas një skenë e ngjashme u përsërit në Laç, takimi mes vendasve dhe Partizanit u zhvillua me doza të larta adrenaline deri kur sfida po i drejtohej fundit./Oranews.tv/