Mete: Taksat mbi naftën janë ato që ka vendosur PD

Për Qeverinë PD nuk ka asnjë argument për të zhvilluar protestën e sotme. Zëvëndësministri i Ekonomisë, Ervin Mete tha në studion e Ora News se taksat mbi naftën janë po ato që ka vendosur qeverisja e mëparshme“Sot kemi në fakt një çmim të ulur me 20%, kemi një naftë që kontrollohet më mirë në shitje qoftë në cilësi, qoftë në sasi. Pra vetëm nga kuponat tatimorë ne kemi 30% më tepër faturime seç ka pasur më parë. Rezulton se ato që thotë PD shpesh dalin të pavërteta. Qëndrimi i tyre në vazhdimësi është i pandershëm deri në papërgjegjshmëri, sepse nuk mbajnë përgjegjësi për situatën ku e sollën vendin. Kritikojnë shpesh dhe pabazë pa ofruar altenrativa.Qasja që ne kemi zgjedhur është që këto taksa do të lreflektohen tek nafta dhe në fakt është një rrugë që e zgjodhi PD. Ata e vendosën taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, të cilat vazhdojnë të jenë aty”, tha Ervin Mete.