Qindra libanezë protestojnë në Tripoli kundër “Charlie Hebdo”
Qindra libanezë mbushën rrugët e Tripolit të premten për të protestuar kundër revistës satirike franceze "Charlie Hebdo", por edhe marshimit të mbajtur në Paris të dielën pas sulmeve ku mbetën të vrarë 17 vetë.Protestuesit në Tripoli thanë se nuk ishin të ofenduar vetëm nga karikaturat e revistës, por edhe nga mbështetja e madhe e treguar për ata që kishin ofenduar dhe tallur Profetin Muhamed dhe figurat e shenjta.Shumë myslimanë e shohin publikimin e karikaturave si blasfemi dhe pothuajse në të gjithë vendet e Lindjes së Mesme ka pasur protesta kundër revistës dhe punës së saj.Klerikët e pranishëm thanë se dënonin të gjithë ata që morën pjesë në blasfemi, përfshi këtu edhe Mbretin e Jordanisë, Presidentin palestinez dhe Kryeministrat e Tunizisë dhe Algjerisë.